Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal/ Klosi: Qytet që do të transformohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të bëhen.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kryebashkiakja, Juliana Memaj si dhe deputetë të zonës.

Klosi u shpreh se ky qytet do të transformohet, për të ofruar më shumë vende pune dhe mirëqenie.

“Është një festë shumë e bukur e organizuar sot. Edhe me daljen nga pandemia edhe me shtimin e imazhit të Dimalit. Shumë mirë që jeni kaq shumë. Do vazhdojmë festat, do bëjmë aktivitete. Do na duhet shumë që ta transformojmë këtë qytet që ka kaq shumë djem dhe vajza, të cilët duhet të kuptojnë që këtu e kanë jetën këtu do e ndërtojnë jetën e tyre.

Shumë faleminderit Juli për këtë që ke bërë për këtë qytet, një qytet që është transformuar krejt por që ka shumë nevojë të hapen me shume vende pune të sigurojë më shumë mirëqenie. Natyrisht të jetë një qytet më i fortë. Prandaj ju premtojmë që Dimalin do të duhet që të gjithë së bashku ta promovojmë ta forcojmë dhe ta çojmë aty ku e ka vendin”, deklaroi Klosi.

 

 

Të fundit

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Lajme të tjera

Web TV