PD mbyll zgjedhjet, Kolegji zyrtarizon 25 prillin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dje kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Fierit. Edhe më parë ishin rrëzuar paditë e opozitës për qarqet Vlorë, Gjirokastër e Berat. Pretendimi ishte i njëjtë se para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ka patur parregullsi. Gjithsesi kjo kërkesë është rrëzuar nga Kolegji, e cila la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Normalisht kjo çështje duhej të ish mbyllur prej kohësh dhe tashmë KQZ duhej të kish dhënë vendimin zyrtar e përmbyllës për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Por fushata e brendshme  imponoi që qëndrimi zyrtar i PD të vihej në funksion të rizgjedhjes së Bashës për ta mbajtur të shtyrë me sa mundësi në kohë imazhin e humbësit. Kjo duket dhe në rënien e nivelit të përfaqësimit juridik të PD gjatë gjykimit nga Kolegji Zgjedhor për paditë e kryera.  Grupi i dikurshëm i juristëve me çanta të fryra ka përfunduar vetëm tek një përfaqësues i vetëm si Logu. Dhe çafrë është më interesantja, në deklaratat e tij pas vendimit, ndërsa shpreh pakënaqësinë në emër të PD-së, nuk gjen asnjë diskut juridik e që ka lidhje me çështjet por vetëm fjalim politik. Se çfarë ka juridike në  deklaratë kur thotë se “regjimi Rama- Doshi ka tjerërsuar vullnetin e shqiptarëve në 25 prill” këtë nuk e di, por kjo lloj ligjërate është gjatë gjithë daljes së tij mediatike. Thjesht përmendet se janë paraqitur qindra prova por se çfarë janë ato, ndoshta dhe ai ka turp ti përmendë se a hyjnë në kategorine  e provave. Gjithsesi Logu pasi e quan të paprecedentë vendimin e Kolegjit dhe qëndrimin e anëtarëve të saj të frikësuar nga “dora e zezë”, hedh goxha sfidë qesharake kur thotë se çështjen do ta çojë në Strasburg. Nuk di a është konsultuar me më të mëdhenj në PD për këtë shashkë por si këshillë për drejtuesit e rinj të PD që janë lodhur nga zgjedhjet e kryetarit, të kenë më kujdes se kë vënë para kamerave dhe më kontroll se çfarë thonë. Kryetari tashmë e mori provimin për mandatin e tretë dhe në qetësinë e tanishme mund ta rrotullojë pa merak timonin e anijes së PD, për të dalë nga tallazi i deklaratave të zhurmshme tek ujëra më të cekëta. Dhe kushdo që mendon vërtet se do vijojë të këndohet kënga se zgjedhjet u manipuluan, do të zhgënjehet shpejt.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV