Përdhunuan e vranë të mitur, ekzekutohen tre burra para turmës së njerëzve (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre burra nga Jemeni janë ekzekutuar në sy të qytetarëve, pasi u dënuan për përdhunim e vrasjen e katër fëmijëve të mitur.

Fotografitë rrëqethëse tregojnë Ali Al-Nami, 40-vjeç, Abdullah Al-Makali, 38, dhe Mohammad Arman, 33-vjeç, që u dërguan në sheshin Tahrir të qytetit të Sanit.

Ata ishin veshur me rroba të kaltra duke u detyruar të qëndrojnë të shtrirë në një qilim, para se të vriten me plumb në shpinë nga ana e ekzekutuesve të veshur me uniforma ushtarake dhe doreza të zeza.

Këto janë ekzekutimet e para publike në Sana nga gushti i vitit 2018, kur kryengritësit vranë tre burra dhe një tjetër e varën në një vinç, për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Burrat që sot u ekzekutuan dënoheshin për krime të ndryshme. Abdullah Ali al-Mukali dhe Mohammad Arman, akuzoheshin për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 8-vjeçar, ndërsa Al-Nami akuzohej për vrasjen e tri vajzave të tij të moshës 7,12 dhe 14.

Al-Nami kishte pranuar se ka vrarë vajzat e tij, pasi bashkëshortja e kishte braktisur, pas mosmarrëveshjeve që i kishte pasur me të. Pas vrasjes së Al-Namit, ai është mbështjellë me qilim dhe trupi i tij u largua nga sheshi i qytetit.

Turma ka filmuar momentet e tmerrshme të ekzekutimit, ndërsa ushtarët kufomat i futën në thasë dhe i larguan nga rruga.
Dënimi me vdekje nuk është diçka e pazakontë në Jemen, dhe zakonisht aplikohet për ata që akuzohen për vepra të rënda penale siç është vrasja, përdhunimi dhe terrorizmi.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV