EMA thirrje BE-së: Përdorni të gjitha vaksinat që janë në dispozicion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha të enjten (17 qershor) Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas rregullatorit evropian, ende është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë i vaksinës është më i miri, raporton AFP.
Disa vende kanë kufizuar imunizimin me vaksinat e AstraZeneca-s dhe Johnson&Johnson për shkak të shqetësimeve të lidhura me mpiksjen e gjakut. Ato kryesisht po e zhvillojnë fushatën e imunizimit me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

“Akoma jemi në pandemi dhe është shumë e rëndësishme që për luftimin e saj të përdorim gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”, tha Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA-s, në një konferencë për media.

Eksperti i EMA-s shtoi se është “shumë e vështirë të thuhet” se cili lloj i teknologjisë me të cilën prodhohen vaksinat mund të rezultojë më i suksesshëm në të ardhmen. Sipas tij të gjitha vaksinat ekzistuese “tashmë kanë shpëtuar miliona jetë”.

EMA ka autorizuar për përdorim katër vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe J&J.

Një nga katër vaksinat tjera që janë nën shqyrtim nga kjo agjenci është edhe CureVac e Gjermanisë. Në bazë të rezultateve të testimit doli se ajo ishte vetëm 47 për qind efektive.

Kjo shifër është nën pragun 50 për qind të efikasitetit, por Cavaleri tha se “kjo nuk do të thotë që agjencia nuk do të shqyrtojë tërësinë e provave” përpara se të marrë një vendim.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk do të vendosë një prag 50 për qind të efikasitetit për vaksinat e koronavirusit që do të miratohen për përdorim/ REL.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV