Eriksen lë spitalin pas operacionit në zemër dhe i bashkohet familjes: Mezi pres të bëj tifo për miqtë e mi të kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm që pritej, por që i ka bërë të gjithë fansat e futbollit të buzëqeshin: Christian Eriksen largohet nga spitali i Kopenhagen pas operacionit të suksesshëm në zemër dhe rikthehet pranë gjirit familjar.

Kjo është konfirmuar nga Federata Daneze e Futbollit, e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare shkruan:

“Christian u operua me sukses nga operacioni në zemër. Gjatë ditës ai është takuar me shokët e tij të përfaqësueses e tani është gati të kthehet në shtëpi, për të qëndruar pranë familjes”, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Sakaq, zbulohet dhe fjalët e mesfushorit, pas operacionit, të transmetuara këto, nga vetë federata:
“Falë mbështetjes tuaj të madhe e kalova këtë sfidë. Ishte e pabesueshme të shihja e të dëgjoja aq shumë mbështetje.

Operacioni shkoi mirë, jam duke e marrë veten e po tregohem i kujdesshëm. Ishte fantastike të shikoja sërish djemtë e kombëtares duke luajtur, ndërsa tani, jam i koncentruar maksimalisht për të bërë tifo për ta në ndeshjen e së hënës ndaj Rusisë.”

Të fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

Lajme të tjera

Web TV