Manastirliu: Presim 100 mijë doza “Coronavac”, do të fillojmë vaksinimin e grupmoshës mbi 50-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vend vijojnë të vijnë të tjera doza vaksinash kundër koronavriusit, ku brenda dy ditëve të ardhshme priten 100 mijë doza Coronavac, ndërkohë 11,700 vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë ditën e hënë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore verore Mali i Robit, në Golem.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se me ardhjen e dozave të tjera, do të ulet fashat e vaksinimit masiv në 50 vjeç.

Ne jemi duke punuar që përgjatë sezonit veror të kemi një vëmendje të posaçme te vaksinimi. Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi një lëvrim të kontratave të lidhura, do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme dhe 11700 Pfizer do të mbërrijnë ditë e hënë. Do zgjerojmë fashën e vaksinimit duke ulu grupmoshën në 50-vjeç duke filluar me ata me sëmundje kronike”, tha Ministrja.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore Mali i Robit në Golem, një prej zonave me fluksin më të madh të pushuesve gjatë sezonit veror, Ministrja e Shëndetësisë tha se 29 qendrat shëndetësore verore kanë nisur të ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

“Prej datës 15 qershor kemi hapur 29 qendra shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, ku ndër të gjitha shërbimet që ofrojnë këto qendra, kemi shtuar edhe shërbimin e testit të shpejtë, një shërbim i cili do të garantojë kapjen në kohë të rasteve me Covid19 dhe menjëherë do të informohet Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për ndjekjen e rasteve, izolimin e tyre”, tha Manastirliu.

Të fundit

Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë

Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë i mori...

Një “fitore” e europianëve kundër Trumpit dhe Putinit

Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar. Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata...

Kur frika zëvendëson drejtësinë, “Shtrigat e Salemit” nga historia në dramë

Nga Leonard Veizi Në mjegullën e dendurë të mëngjeseve puritane, kambanat e kishës kumbonin si një kujtesë e përjetshme e mëkatit dhe dënimit. Në Salem,...

Spahiu: Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro. Sipas tij, qeveritë europiane e kanë të dosmosdoshme...

Foto e rreme e liderëve evropianë jashtë zyrës së Trump bëhet virale

Një imazh i rremë që pretendon se tregon udhëheqësit evropianë të ulur në një rresht në Shtëpinë e Bardhë është parë miliona herë. “Udhëheqësit evropianë...

Lajme të tjera

Web TV