Çështjet që nuk i trajton dot Kryesia e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Vëmendja mediatike mbetet ende tek PD. Pas zgjedhjeve aq të diskutueshme e pa garë konkrete për zgjedhjen e kryetarit të ri, natyrshëm shtohet kërshëria se si do të orientohet PD dhe si do të adaptohet me kushtet e reja kur ka përpara një tjetër mandat opozitar dhe me të njëjtin lider. Si partia më e madhe pas PS dhe që do mbajë peshën e zërit opozitar në parlament nga shtatori e tutje, për çdo kënd, që nga qytetari i thjeshtë kërkon të dijë se cila do të jetë fytyra e PD në vijim. Pasi dhe dilemat që po shfaqen në artikulimet post zgjedhore tregojnë se ndodhet në udhëkryq. Që nga çështja e demokratizimit të brendshëm, hapja apo mbyllja më tej nga zërat kritikë brenda saj, a do të ketë një fytyrë të re të veprimit opozitar apo do të ndjekë rrugën diletante të politikës së ditës dhe mbi të gjitha çështja Berisha. Sidomos kjo e fundit ka hapur një kapitull të ri që vetë lidershipi democrat nuk di ende si ta trajtojë. Si një çlirim nga barra e pushtetit të Berishës e në këtë mënyrë të krijojë rrugëtim të ri të një partie që ndryshon, apo mbetet i pafuqishëm për tu shkëputur prej tij dhe nuk ka stof lideri. Në të gjitha këto rrethana zhvillimi ditën e sotme të mbledhjes së Kryesisë Kombëtare ku u miratua metodologjia që do të ndiqet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel qarku dhe propozimet për rishikim të Statutit të PD-së nga Kuvendi Kombëtar ishte nën lupën e medias. Në mbledhjen që zgjati rreth 2 orë në selinë blu, u arrit që të bëhet një analizë e thelluar dhe e hollësishme në nivel Qarku, Dege, për zgjedhjet e 25 prillit. Procesi do të përfundojë më 30 shtator 2021. Nëse e nisemi nga informacioni zyrtar duket se ka një lëvizje për të marrë analizën e munguar të zgjedhjeve që Basha, para dhe gjatë fushatës e refuzoi ta bënte. Por kur njftimi nga Sekretari i Përgjithshëm ishte se rendi I ditës do të marrë në shqyrtim dhe “masakrën elektorale”, atëhere bie poshtë shpresa se vërtet do të behet një analizë konkrete. Shpallja që më parë e metodologjisë dhe përcatikim masakër pa u bërë analaiza dhe pa dalë si përfundim i saj, të çon se siç u bë një pseudogarë ashtu do të ketë dhe një pseudoanalizë. Mesa duket veprimi i vetëm që do merret seriozisht do të jetë krijimi i Këshillit të ri Kombëtar që presupozon largimin e Nishanit. Dhe kjo nuk duket shenjë e mirë për një parti që në opozitë. Në vend të hapjes duket se do të ketë vetëm një rreth të ngushtë me të besuarit e Bashës dhe ku gjithçka do të jetë e qetë si një kënetë.

Të fundit

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Mourinho: Neymar? Nuk ia vlen as t’i mendosh sa zero ka paga e tij

José Mourinho ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në Turqi dhe ka mohuar zërat për interesim të Fenerbahçes së tij karshi Neymar. Në një...

Pse Vucic po shton kërcënimet në Serbi? Trazirat po shtohen…

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës...

Lajme të tjera

Web TV