Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” homologut grek, Kostas Bakoyannis ( Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot në zyrën e tij homologun e Athinës, Kostas Bakoyannis të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit”. Takimi mes dy homologëve u bë pikërisht pas lajmit të mirë ku Greqia hapi kufijtë me Shqipërinë pas bllokimit në kuadër të pandemisë së Covid-19.

“Ke ardhur me këmbë të mbarë”, – iu drejtua Veliaj homologut të tij, –  “sepse sot është dita e parë e hapjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke rritur kuotat derisa të shkojmë në një hapje totale. Faleminderit që ishe pasagjeri i parë që hape kufirin dhe jam i sigurt që është një lajm fantastik për të gjithë shqiptarët dhe grekët në të dyja anët e kufirit. ”

Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se ç’ishin dje, teksa shton se nesër do jenë akoma më të mira se ç’janë sot.

“Propozimet që patëm sot për të bashkëpunuar në turizëm, për të bashkëpunuar tek rinia, tek teknologjia, për të bashkëpunuar dhe në çështjet sociale sidomos teksa ne ngrihemi nga pandemia me shumë probleme sociale, me njerëz që mund të kenë humbur punën, me njerëz që kanë pasur humbje në familje, me njerëz që mund të kenë humbur banesën”, nënvizoi Veliaj. 

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Athinës, Bakoyannis falenderoi Velajn për dhuratën me simbolikë të veçantë, teksa tha se vëren se Tirana po transformohet dita-ditës me hapa të shpejtë.

“Në Athinë kemi një prezencë të madhe të diasporës shqiptare, të emigrantëve shqiptarë aty, që përbëjnë një pjesë përbërëse të jetës së qytetit tonë. Ky çelës dhe ky besim tek unë, është me themele të forta. Ne kemi detyrimin të ecim përpara me guxim dhe vendosmëri. Jo në teori, jo me fjalë, por me vepra. Të bashkëpunojmë me të njëjtin vrull me të cilën shoh se si transformohet qyteti i Tiranës. Me të njëjtin vrull që edhe ne dëshirojmë që ta transformojmë qytetin e  Athinës dhe tani kemi rastin të bashkojmë forcat”, pohoi Kostas Bakojanis. 

Në fund ai i bëri një ftesë kryebahskiakut Veliaj që të vizitojë sa më parë Athinën, teksa i dhuroi statujën me “Perëndeshën e Athinasë”, simbol i dijes dhe mençurisë në shenjë mirënjohjeje.

Lexo edhe :  Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

 

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV