E pësoi nga UEFA si Skënderbeu për trukimet, klubi letonez tërhiqet nga kampionati dhe shpërbëhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka vendosur që të vërë në zbatim të njëjtat rregulla me të cilat ndëshkoi disa vite më parë Skënderbeun për trukime ndeshjesh dhe me të njëjtin motivim, ka përjashtuar nga aktivitetet e saj për 7 vite skuadrën e Ventspilts të Letonisë. Një dënim i rëndë, të cilin letonezët duket se nuk kanë shpresa që ta kthejnë mbrapsht.

Kështu, klubi ka vendosur që përveç largimit të drejtuesve që i shkaktuan këtë dëm të rëndë në imazh dhe në financa, të fillojë gjithçka nga e para. Ventspils ka dërguar një shkresë në Federatën Letoneze, duke i bërë të ditur tërheqjen zyrtarisht nga gara në kampionatin e këtij viti, duke e braktisur atë. Sipas klubit, pa inventivin europian dhe të ardhurat që siguron me pjesëmarrjen në Europë, ka mangësi në sponsorizime dhe si rrjedhojë, nuk e përballon dot edicionin.

Kështu, skuadra jo vetëm nuk do të marrë pjesë në gara, por edhe do të shpërbehet plotësisht duke u kthyer mes amatorëve. Një mënyrë e kundërt për të interpretuar gjërat në krahasim me Skënderbeun, i cili në një situatë të ngjashme, vendosi që të qëndronte në elitë e të mos shpërbëhej, duke preferuar të ruajë emrin, edhe pse për klubin dëmi i shkaktuar nga vendimi i UEFA-s ishte i pariparueshëm. /vipsport.al

 

Të fundit

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV