Shpallen fituesit e edicionit të parë të Tiranathlone, Veliaj: Forcojmë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përmbyllur me sukses edicioni i parë i Tiranathlone në Tiranë, një aktivitet i rëndësishëm i tregarëshit, i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në vendin tonë. Për gati tre orë sportdashësit kanë garuar në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen” në Liqenin e Farkës në tre disiplina: not, çiklizëm dhe ecje sportive.

Pjesëmarrësit nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht edhe nga Shqipëria dhe Greqia u angazhuan në gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 km, dhe ecje sportive 5 km për burra dhe gra. Në përfundim janë shpërndarë edhe çmimet për sportistët që kryesuan në këto gara. Fituese e Tiranathlone për femrat është shpallur Stefani Polihroniadis, nga Greqia, e ndjekur nga Deborah Keci dhe Rita Zeqiri nga Shqipëria.

Ndërsa për kategorinë e meshkujve, fitues janë Panagiotis Bitados, Strahinja Trakic dhe Panagiotis Polyzos.Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, kryebashkiaku Veliaj falënderoi homologun e tij grek, Kostas Bakoyannis, për bashkëpunimin, si dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve sportive e kulturore në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duke iu referuar edhe historisë së dy refugjatëve nga Afganistani dhe Siria të cilët tashmë jetojnë në Shqipëri.

“Po ndalem te historia e dy të rinjve, emigrantë. Njëri vinte nga Afganistani, nga Kabuli, një vend në luftë, tjetri vinte nga Damasku, nga Siria, një tjetër vend në luftë. Të dy i kishin hipur gomoneve në ujërat greke. Gomonet ishin përmbysur dhe të dy ishin shpëtuar nga marina greke. Pas Greqisë kanë gjetur shtëpinë e tyre në Shqipëri, shpresoj një ditë do të bëhen shtetas shqiptarë, sepse kanë vendosur të jetojnë këtu. Jo vetëm i kemi lidhur fatet me fqinjët tanë, me komshinjtë tanë, me vendet rreth nesh, por edhe fatet e të tjerëve, fatet e atyre që vijnë nga Afganistani, nga Siria, ashtu siç ishim ne përpara 30 vitesh që hipnim nëpër gomone, anije, apo nëpër dyert e ambasadave. Ne jo vetëm kemi në dorë prej këtij bashkëpunimi fatet e rajonit tonë, por ne mund të përmirësojmë dhe fatin e atyre që nëpërmjet rajonit tonë kërkojnë të shpëtojnë jetën edhe familjet e tyre, si historia e Shuaipit dhe Abdullahut që shpëtuan nga marina greke dhe kanë bërë shtëpinë e tyre dhe të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri dhe në Tiranën tonë”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Veliaj në Këshill Bashkiak: Stadiumi ‘Dinamo’ do bëhet si ‘Arena Kombëtare’!

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Athinës Kostas Bakoyannis sfidoi kryebashkiakun Veliaj të garojë bashkë me të në maratonën e ardhshme.

“Do jap një premtim që, nëse herës tjetër kryetari i Bashkisë së Tiranës do të garojë në triathlonën e ardhshme, edhe kryetari i Bashkisë së Athinës do të garojë bashkë me të,” u shpreh Kostas Bakoyannis.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj tha se, së bashku me homologun e Athinës po punohet për të hapur një qendër kulturore për shqiptarët që janë në Athinë, ndërkohë që dy ditë më parë në Tiranë u përurua “Parku Helen”. Ky park është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë çlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës, si dhe çdo vizitori të hapësirave pranë liqenit të Farkës.

Të fundit

“TikTok rrjeti më i fuqishëm”/Eksperti i IT-së zbulon kush fshihet pas apliakcionit kinez

Tomi Kallanxhi, ekspert i IT-së foli mbi përdorimin e aplikacionit Tik Tok duke theksuar dhe se çfarë e bën...

E rëndë në Tiranë/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, humb jetën një person

Këtë të shtunë rreth orës 00:10, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas informacioneve, një kabinë elektrike ka marrë...

Rroftë Trump, poshtë Kushner!

Nga Skënder Minxhozi Kjo është vetëm njëra dilemat e mëdha që turbullojnë këto orë PD e sotme dhe kryetarin e saj. Të tjera dilema, nëse...

“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama: Gjermania është bërë e vështirë për emigrantët

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës. Mes diskutimeve...

Familja Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë roli do të marrë secili anëtar

Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald...

Lajme të tjera

Web TV