Shqiptarja përdhunohet për orë të tëra nga bullgari në Greqi, ja si arriti të shpëtonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Sipas mediave helene, një sanitare shqiptare, mbi të 50-at, është përdhunuar për orë të tëra.

Ajo ka treguar përpara hetuesve, se ishte duke pastruar një pallat në Petralona, zonë qendrore të Athinës, kur një shtetas bullgar, e ka tërhequr me dhunë në apartamentin e tij dhe e ka përdhunuar, nga ora 8:00 e mëngjesit të së shtunës, deri në orën 17:00, kur ajo ka arritur të dalë në ballkon e të thërrasë për ndihmë.

Banorë dhe kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve, autori, është arrestuar prej efektivëve disa orë më vonë.

Në lidhje me rastin, mbrëmjen e djeshme, rrugët e kryeqytetit grek janë mbushur nga aktivistë për mbrojtjen e grave, të cilët protestuan në lidhje me përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare.

Kujtojmë që ky lajm vjen vetëm disa ditë pas pranimit të krimit të pilotit 33-vjeçar, Babis, i cili pranoi se ishte pikërisht ai vrasësi i 20-vjeçares Caroline, bashkëshortes së tij.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV