21 qershor, vdekja e një “imorali” si Makiaveli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21 qershor 1527 në Firence të Italisë u nda nga jeta filozofi dhe shkrimtari Nikola Makiaveli.

I emëruar si babai i politikave moderne, Makiaveli jetoi dhe shkroi gjatë periudhës së Rilindjes në Europë. Vepra e tij më e famshme dhe më e diskutuar cilësohet “Princi”, ku ai prezantoi pikëpamjet e tij ateiste dhe cinizmin imoral.

Makiaveli mbështeste mashtrimin, veprat imorale dhe çdo gjë të papranueshme nga shoqëria, por që një individ do ta ndihmonte për të arritur “fronin”.  Teoria e sjelljes imorale të sjellë për herë të parë nga filozofi toskan, thotë se përdorimi i skemave mashtruese madje edhe vrasja e njerëzve të pafajshëm është diçka normale dhe efektive në politikë. Sepse, qëllimi justifikon mjetin, teori e Nikola Makiavelit.

Ndryshe nga shumica e filozofëve, Virtyt i( Virtu) për Makiavelin nuk ishte morali dhe etika, por forca, pushteti dhe mundësia për t’i bërë të tjerët t’i binden urdhrave të tua.

Fati apo siç i thoshte ai në gjuhën italiane, Fortuna, nuk ishte fati sic e mendonin deterministët, por ishin gjërat që një lider nuk i përdorte dot. Këtu vinte në punë Virtyti.

Edhe në studime të mëvonshme, Nikola Makiaveli konsiderohet si antikonformist dhe një “makiavelian” nuk mund të jetë një njeri i mirë.

Shumë psikologë i janë referuar fenomenit të Makiavelizmit si pjesë të triadës së errët, përkrahë narcisizmit dhe psikopatisë. Një formë subklinike e psikopatisë, me tendenca manipulative dhe ftohtësi për të arritur qëllimet e veta.

Pas punëve të lodhshme që Makiaveli po bënte për Qeverinë e Firences, u gjet i vdekur në mbrëmjen e 21 qershorit të vitit 1527. I biri i tij njoftoi se vdekja e ngadaltë dhë e dhimbshme e të atit erdhi nga një overdozë e ilaçeve popullore.

Lexo edhe :  Elizabet Tejlor, lindja e Yllit të përjetshëm të kinemasë

Basilica Santa Croce

Për të njoftuar vdekjen e të atit, biri Piero shkroi:

“Unë vetëm mund të qaj duke ju thënë që babai ynë, Nikolo, vdiq… nga dhimbjet në stomak të shkaktuara nga ilaçet që ai mori në mbrëmje. Ai i rrëfeu mëkatet vëllait Mateo, i cili i qëndroi në shoqëri deri në vdekjen e tij. Babai ynë na ka lënë në varfërinë më të thellë, siç e dini.”

Kur filozofi u nda nga jeta ishte vetëm 58 vjec dhe ishte shpërngulur  në kriptën e bazilikës së kishës së Santa Croce në Firence.

Varri që vizitohet sot nga njerëzit është shumë ndryshe nga ai origjinali. Trupi i Makiavelit u shpërngul në shekullin e 18-ë. Në varrin e tij shkruhet “Për një emër kaq të madh, fjalët nuk mjaftojnë”

Ndër citimet makiaveliste që janë përmendur në çdo periudhë historike janë: “Më mirë të kenë frikën se sa të të duan” dhe “Nëse do të vrasësh dikë, shkaktoi një dhimbje aq të thellë sa të mos i druhesh hakmarrjes së tij”.

Autor i cili ka frymëzuar shumë regjisorë dhe shkrimtarë për të krijuar personazhe sipas parimeve të tij./Tema

 

Të fundit

“Erdha djalë në Madrid dhe u largova burrë”, Benzema: Ndihem mirë, në Arabinë Saudite

Nga e kaluara te Real Madrid deri te transferimi te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Sulmuesi Karim Benzema, ka...

Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Partia Socialiste është dakord që të shtyhet afati i regjistrimit me disa ditë për aplikantët të cilët janë regjistruar, por kërkesa e tyre është...

Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Po ballafaqoheni me etje, dhimbje koke, lodhje apo fryrje gjatë agjërimit? Kjo për shkak se nuk po pini ujë në mënyrën e duhur. Konsumimi i...

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

Papa Françesku, i cili është i shtruar në spitalin Gemelli të Romës për shkak të problemeve të frymëmarrjes, është në gjendje të qëndrueshme. Më...

Merrte asistencë si i papunë, shqiptari kapet me 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash

Një 35-vjeçar shqiptar që ishte i papunë dhe trajtohej me asistencë sociale, ka gjetur një tjetër mënyrë për të siguruar fitime më shumë: përfshirja...

Lajme të tjera

Web TV