Mbërrijnë 50 mijë vaksina Coronavac në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa ka njoftuar ardhjen e dazave të tjera ka theksuar se vaksinimi do të përshpejtohet për një sezon turistik përtej pandemisë. Në vendin tonë kanë ardhur deri më tani mbi 1 milion vaksina të katër llojeve të ndryshme.

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës kineze Coronavac. Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”. Pas dozave të fundit që kanë ardhur Pfizer dhe Astra Zeneca, kanë mbërritur edhe një ngarkesë e konsiderueshme me doza kineze. Në statusin e tij, Rama ka dhënë edhe shifrën e dozave që Shipëria ka marrë që nga fillimi i i vaksinimit. Sipas Ramës, deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1,067,950 vaksina AntiCovid. “Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani”, shkruan kryeministri Edi Rama. Ai thotë se vaksinimi do të jetë me ritme të përshpejtuara për të bërë gati vendin tonë për sezonin turistik. “Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë. Shqipëria Buzëqesh! Ska kohë për pushim!”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Manastirliu

Po ashtu edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë të njëjtin lajm me Kryeministrin Edi Rama, teksa njofton ardhjen e radhës të vaksinave kineze. Në total në Shqipëri kanë ardhur mbi 1 milion doza vaksinash teksa të tjera pritet të vijnë në vijim. “Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 milion sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani. Vaksinimi nuk ndalet! Shqipëria buzëqesh”, shkruan ministrja në faqen e saj në “Facebook”.
Vaksinat

Lexo edhe :  I zhdukur prej tre vitesh/ SPAK mbyll hetimet për Ervis Martinajn

Në 14 qershor në vendin tonë kanë mberritur 11,700 doza të vaksinës Pfizer si një mbështetje e qeverisë së Republikës së Greqisë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje më herët ka thënë se në qershor do të vijnë 23 mijë vaksina të tjera Pfizer nga instrumenti Covax. “Në qershor do të kemi dhe 23 mijë vaksina të Pfizer, nëpërmjet Covax. Ndërkohë që presim dhe vijimin me vaksinat e AstraZeneca nga instrumenti Covax dhe gjithashtu edhe vaksinat Sinovac, sipas kalendarit”, tha Manastirliu.

 

Të fundit

“Pa SHBA, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!” Trump sulmon sërish Europën

Vizita e Presidentit amerikan Donald Trump në vendet e Gjirit vazhdon, teksa sot ai u ndal në Emiratet e...

Kush duhet të jetë lideri i ri i opozitës shqiptare?

Partia Demokratike dhe opozita si e tërë ka nevojë për një lidership të ri. Sali Berisha është njeriu i cili rrëzoi në humnerë demokratët...

Mali i Zi futet në BE në vitin 2028? Po Shqipëria? Më në fund vjen përgjigjja…

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka refuzuar të japë një datë të mundshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndryshe nga çfarë...

“Ha çdo ditë 12 vezë”, Tom Cruise zbulon dietën e tij të pazakontë

Në moshën 62-vjeçare, Tom Cruise nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje kur bëhet fjalë për skenat sfiduese të filmave të tij. Ylli i “Mission Impossible”...

Shpërndau video intime, ylli i Real Madrid në telashe me drejtësinë!

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka kaluar një sezon fantastik në aspektin sportiv, por ka probleme serioze personale. Ai është sërish në qendër...

Lajme të tjera

Web TV