Me u gjend Kola në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD ku u la afat 30 korriku për të kryer një analizë parafabrikate e që do të marrë në shqyrtim thjesht atë çka Basha nxitoi në krye të herës ta quajë “masakër zgjedhore”, tashmë është përpiuluar dhe udhëzimi përkatës. Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu në udhëzimin që u bë publik në media, kërkohet që të gjitha degët e partisë të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e vërejtura në zgjedhjet politike të 25 Prillit. Analizë e cila do të shërbejë për të treguar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatin zgjedhor. Sipas udhëzimit, tek faktorët e brendshëm përfshihen element si personat me influencë, të cilën kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë në degën përkatëse. Ndërsa tek faktorët e jashtëm përfshihen fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale, si dhe personat influent që kanë punuar kundër PD.

Në formular, duhen plotësuar rezultatet në zgjedhjet parlamentare duke nisur nga përballja elektorale e vitit 2009, e deri në zgjedhjet e fundit të 25 Prillit. Nuk ka asgjë të keqe të nisë një procedurë, po ajo çka u pa si dokument nuk kish aspak elelemtë të analizës por thjesht hedhje të të dhënave minimale qoftë nga qarqet, bashkitë apo grupseksionet. Si e tillë duket thjesht si një mënyrë për të mbajtur të okupuar me punë strukturat deri në 17 korrik kur do të mblidhet Kongresi, se sa një analiazë të vërtetë se çfarë ndodhi që PD humbi për herë të tretë zgjedhjet. Në shkresën përcjellëse të Bardhit bie në sy shtrirja në gjithë formatin e shkresës të formulimir zyrtat të PD të “masakrës zgjedhore”, si për të orientuar se kush është obejkti i analizës dhe kriteret që do merren në shqyrtim. Kryerja e analizës së vertetë do të kërkonte jo thjesht nalizë të kryetarit por të gjithë strukturës së PD në qarqe, cilat ishin objektivat, sa ja realizuar dhe cfarë ka çaluar në punën e tyre të gjitha këto mungojnë si kërkesa në formularin e përcjellë nga Bardhi. Fakti se thjesht është “masakër zgjedhore” do të justifikojë jo vetëm Bashën por të gjitha strukturat në qarqe për punë të dobët, dhe se fajin për çdo gjë e ka Rama. Sesa do vlejë e gjithë kjo nuk është vështirë të mendohet. Asgjë. Duket thjesht si një shtyrje kohe e ku gjithkush në PD të ketë kohën e zënë për të mos menduar. Tipike e shprehjes së dikurshme “Me u gjend Kola në punë”.

Të fundit

PS merr mandatin e nëntë në Vlorë, PD prek ‘fundin e fundit’

Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me...

PD humb një mandat në Tiranë, Agron Shehaj surprizon!

Partia Demokratika ka humbur një mandat në Tiranë, teksa po numërohen edhe votat e fundit të mbetura për subjektet politike. Sipas burimeve nga Komisioni Qëndror...

Kandari amerikan i farmacisë, Berisha sërish non grata por i gëzuar!

Skënder Minxhozi - Loja duket perfekte dhe e peshuar me kandar farmacie. Në njërën anë fituesit e pritshëm të zgjedhjeve që duan heshtje nga...

Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 7 mandate

Nëse Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori do të lidhnin një aleancë së bashku, duke garuar si një subjekt i vetëm zgjedhor, rezultati...

Meloni uron Ramën për fitoren: Do vazhdojmë të punojmë

Kryeministrja italiane, Giorgia Melno, ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me anë të...

Lajme të tjera

Web TV