Erih Maria Remark, shkrimtari i jashtëzakonshëm i “brezit të humbur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Nuk di pse në Tiranën e viteve ’80, si në një legjendë urbane e thashetheme që vërtiteshin gjithandej, “Tre shokët” konsiderohej në mos një libër i “verdhë” dhe i ndaluar, të paktën një libër që mezi gjendej nëpër panele bibliotekash personale. Ndoshta për shkak se tirazhi i botimit ishte shitur në kohë rekord e nuk gjendej më askund. Dhe “Tre shokët” nuk ishte i vetmi i futur në “top listë”. Ndaj leximi i tij ishte një sfidë më vete, pavarësisht moshës aspak të përshtatshme për të lexuar një letërsi të tillë. I magjepsur pas letërsisë së Remarkut, rrugëtimi për të gjetur një tjetër vepër të tij ishte edhe më sfidues. Sepse po aq sfidues ishte dhe leximi i “Harkut të Triumfit,” për të cilin çuditërisht nuk kisha dëgjuar më thashetheme, si një libër që konservohej tek paneli i ngjyrës së verdhë, me të cilët asokohe, nuk konsideroheshin librat e spiunazhit por ata që ishin klasifikuar si jo të dobishëm për edukimin e klasës punëtore e rrjedhimisht cilësoheshin të ndaluar për lexim. Në të vërtetë, Remark nuk kishte hyrë asnjëherë në këtë kategori, për më tepër që letërsia e tij ishte një kundërpeshë e fortë me frontin nazi-fashist. Dhe kjo ishte veç një përvojë personale, që m’u kujtua teksa ktheva kokën pas për të tërhequr nga remineshenca, njohjen time me shkrimtarin e jashtëzakonshëm gjerman…

…Ai është një emblemë jo vetëm i kulturës gjermane. Dhe veç kësaj është është po aq emblematik dhe si një përfaqësuesi tipik i “Shkrimtarëve të brezit të humbur”. Dhe “Brezi i Humbur”, i referohet gjeneratës së shkrimtarëve që krijimtarinë e tyre më të spikatur e patën gjatë ose menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, produkte të një krize të përgjithshme.

Të skalitur ashtu siç mund të dinte vetëm ai, personazhet e tij mbahen mend përgjithmonë në kujtesë e nuk mund të humbasin: Doktor Raviku te “Harku ti Triumfit”, Jozef Shvarc te “Një natë në Lisbonë” apo Robi e Patin te “Tre shokët”.

 

Suksesi

Nuk është e vështirë të gjesh një jetëshkrim zyrtar të shkrimtarit gjerman. Dhe nuk është më e nevojshme tu referohesh enciklopedive. Sepse shumë e shumë faqe interneti do të të ofrojnë detaje nga jeta e tij letrare dhe ajo personale gjithashtu.

Erik Maria Remark u lind në 22 qershor 1898 në Osnabruk të Gjermanisë. Ishte një romancier ku vepra e krijuar prej tij mbështetet fort mbi tmerret e përjetuara në të dy luftërat Botërore, Luftës së Madhe dhe Luftës së Dytë. Romani i tij më i njohur, “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” botuar në vitin 1928, dhe që flet për ushtarët gjermanë në Luftën e Madhe, – apo në Luftën e Parë Botërore, siç jemi mësuar ta cilësojmë tashmë, – jo vetëm u kthye në një film të suksesshëm por fitoi dhe çmimin “Oskar”.

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” u bë ndoshta romani më i njohur dhe më përfaqësues që merret me Luftën e Parë Botërore. Dalja në dritë e këtij libri e bëri shkrimtarin e ri një armik të nazistëve. Në shenjë hakmarrje nazistët dogjën shumë nga veprat e tij. Sepse më 10 maj 1933 nazistët inskenuan në shumicën e qyteteve gjermane djegien me ceremoni të librave që konsideroheshin si “jogjermanë”. Në Sheshin e operës në Berlin dhjetëra-mijëra vetë duartrokisnin ndërsa studentët hidhnin në zjarr për të djegur librat e Erih Kestnerit, Zigmund Froidit, Karl Marksit, Kurt Tuholskit dhe të Erih Maria Remarkut.

Krijimtaria

Remark ishte një student në Universitetin e Munster, kur në moshën 18 vjeçare u rekrutua në ushtrinë gjermane. Ai luftoi në Frontin Perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u plagos jo më pak se pesë herë, herën e fundit rëndë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe të punojë. Pas luftës, ai punoi punë të ndryshme – mësues, gurgdhendës, shofer makinash gare, gazetar sportiv – ndërsa vazhdonte të punonte për të përfunduar romanin që kishte pasur në mendje prej kohës së luftës. Botuar në Gjermani më 29 janar të vitit 1929 përkthimi në anglisht si “Im Westen Nichts Neues”, shiti 1.2 milion kopje brenda një viti. Suksesi i jashtëzakonshëm i “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” ishte kryesisht për shkak të reflektimit të tij të një zhgënjimi të gjerë me luftën që pushtoi shumë gjatë viteve 1920. I vlerësuar si një roman i realizmit të paepur, “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” përshkroi me detaje të ashpra traumën fizike të luftës. Remark gjithashtu artikuloi zhgënjimin dhe zemërimin mpirës të ushtarit të rekrutuar, të dërguar në betejë nga udhëheqësit e qeverisë dhe ushtrisë për arsye të politikës dhe pushtetit që ai përpiqej të kuptonte.

Lexo edhe :  Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” vazhdoi suksesin duke u përkthyer në 12 gjuhë dhe u bë një film i famshëm, prodhuar nga Hollivudi në 1930.
Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për Paqe.
Reagimet nga nacional-socialistët gjermanë të udhëhequr nga Jozef Gëbels, pas të cilit ishte dhe dora e Atolf Hitlerit, kishin nisur tashmë. Filmi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Si libri ashtu edhe versioni i filmit u ndaluan nga nazistët pas ngritjes së tyre në pushtet në Gjermani e vitit 1933. Gjithçka u motivua nën petkun e paragjykimit për prestigjin kombëtar gjerman.

Edhe pse nën terror, Remark vazhdoi të shkruajë. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”.
Në vitin 1938 në Amsterdam publikohet në gjermanisht “Tre shokët”. Ndërsa në 20 maj të po atij viti vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage. Në 4 korrik i hiqet shtetësia gjermane dhe disa muaj më vonë do të veprohej njëlloj edhe me bashkëshorten e tij Ilse Jutta Zambona.
Pas kësaj, Erik Maria Remark nis punën për “Harkun e Triumfit”.

Ai arriti të shkruajë nëntë romane të tjerë, të gjithë kanë të bëjnë me tmerrin e luftës dhe kotësinë e kësaj lufte. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”.

Romani i tij i fundit, “Një natë në Lisbonë”, ishte i pakursyer në dënimin e tij të Luftës së Dytë Botërore si përpjekje e Adolf Hitlerit për të kryer shfarosjen e hebrenjve dhe popujve të tjerë në emër të racës superiore.

Epilogu

Megjithëse ai u bë një qytetar i natyralizuar amerikan, Remark jetoi për pjesën më të madhe të jetës së tij të mëvonshme në Porto Ronco, në breg të Liqeni Maggiore në Zvicër.
Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Großes Verdienstkreuz”, medalja e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë.
Erih Maria Remark vdiq në Locarno në 25 shtator 1970. Në krah i qëndronte gruaja e tij, aktorja Pauletë Godard.

 

Të fundit

Shpërblim për policët/ Qasje pozitive e qeverisë, bonuset ‘pasojë’ e rritjes ekonomike

TIRANË- Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Burime për Abc...

Me varkë dhe dhurata, në Himarë babagjyshi vjen nga deti!

Për herë të parë pas shumë vitesh Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi nuk erdhi nga oxhaku por nga deti, me...

Krishtlindje në Kosovë, mesha u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

“Mjaft me urrejtje”, ky është mesazhi i ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje. Në meshën kryesore për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza” në...

“Zhurma e armëve të ndalet”/ Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës që nisi me sulmin në shkallë të gjerë...

Revista ‘Time Out’ zgjedh pemët më të bukura të Krishtlindjes në botë

Revista e njohur Time Out e shpalli pemën e Krishtlindjes në Krakov të Polonisë, e cila zbukuron tregun historik atje, “më legjendaren” në botë. E...

Lajme të tjera

Web TV