Euro 2020: UEFA nuk pranon  ndriçimin me ngjyrat e “ylberit të LGBT”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën paradite (22.06) UEFA e hodhi poshtë kërkesën e bashkiakëve të Mynihut për ta ndriçuar me ngjyrat e ylberit stadiumin e futbollit të qytetit gjatë ndeshjes së Gjermanisë kundër Hungarisë që do të zhvillohet të mërkurën. “UEFA është në bazë të statutit një organizatë neutrae poitike dhe fetare. Për shkak të kontekstit politik të kësaj kërkese të veçantë, UEFA-sm i duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, shpjegon Unioni i Futbollit Europian refuzimin.

Bashkiakët e Mynihut donin të shprehnin me këtë veprim solidaritet me komunitetin LGBT+ në Hungari, pasi qeveria hungareze miratoi javën e kaluar një ligj që ndalon shpërndarjen e informacioneve që mendohet se promovojnë homoseksualitetin ose identitetet gjinore jo binare në radhët e të miturve.

“Ky ligj përbën një përpjekje të re për heqjen e të drejtave të lezbikeve, të homoseksualëve, të biseksualëve dhe të transgjinorëve dhe Mynihu mbështet diversitetin, tolerancën dhe barazinë e mirëfilltë në sport dhe në shoqëri.” – thuhet në kërkesën e këshillit bashkiak të Mynihut drejtuar UEFA-s, e cila u mbështet nga të gjitha grupet politike të përfaqësuara në këshill.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha lidhur me idenë e këshillit bashkiak të Mynihut: “Flamuri i ylberit shpreh mënyrën se si duam të jetojmë: me respekt për njëri-tjetrin dhe kundër diskriminimit.” Ndërsa kryeministri bavarez Markus Söder tha: “Ky flamur sinjalizonte lirinë për të cilën angazhohet shoqëria jonë”.

Kurse sipas agjencisë hungareze të lajmeve MTI, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i kishte kritikuar planet, duke thënë se “është jashtëzakonisht e rrezikshme të përzihet sporti dhe politika. Përvoja historike tregon se kjo është një gjë e keqe, dhe gjermanët e dinë këtë më mirë se kushdo”.

Një ditë më parë UEFA ndërpreu hetimin që kishte nisur ndaj kapitenit të kombëtares së Gjermanisë Manuel Neuer, i cili mbajti në krah një shirit me ngjyrat e ylberit si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Krenarisë.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV