Rama poston pamjen mahnitëse nga Dhërmiu: Ishte foto e ditës në Reuters

Media Reuters publikoi ditën e djeshme në faqen e saj Reuters Pictures në rrjete sociale, disa pamje të mrekullueshme të shkrepura nga fotoreporteri Florion Goga.

“Një pamje ajrore e çadrave në një plazh të detit Jon në Dhërmi, Shqipëri”, shkruante dje Reuters.

Ndërkohë sot të njëjtën foto e ka publikuar në Instagram edhe kryeministri Edi Rama, i cili duke e shoqëruar me një “emoji” të lumtur krahas saj shkruan: Dhërmiu ishte foto e ditës në Reuters.

Reuters publikon shpeshherë foto nga Shqipëria të shkrepura nga fotoreporteri Florion Goga, ku kujtojmë këtu foton e famshme të njeriut me heshtë gjatë protestave të opozitës apo dhe vajzën e vogël besimtare në mes të sheshit “Skënderbej” gjatë faljes së Namazit.