Shqipëria “ngec” në BE, shkak Maqedonia e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Telenovelë Brukseli”

Nga Fernada Cenko

Holanda tha “Po” hapjes se negociatave për Shqipërinë dhe ky qe një lajm pozitiv, duke na krijuar idenë se Shqipëria do të ecte një hap më përpara lidhur me procedurat. Por mesa duket nuk do të ndodh kështu, pasi Shqipërisë nuk mund ti hapen dyert për shkak të situatës së Maqedonisë së Veriut. Ditën e sotme pritet të diskutohet procesi i zgjerimit në Luksemburg në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, por nuk pritet ndonjë vendim i rëndësishëm, për vendet që presin zyrtarizimin e fillimit të negociatave. Dhe Shqipëria këtë herë duket se penalizohet nga Maqedonai e Veriut. Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë disa vende nuk dëshirojnë që të diskutohet dhe vendoset vetëm për Shqipërinë. Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por vendimi për një hap të tillë merret në Këshill vetëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së bien dakord për një gjë të tillë. Të martën do të zhvillohen të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi, dhe BE-së me Serbinë. Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues. Sakaq, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur takimin e tyre në Luksemburg për një sërë temash, që nga situata në Bjellorusi dhe deri te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :  PS “ndez motorët”/ Zbulohet data kur Edi Rama nis fushatën

Rama

Në një intervistë për televizionin francez “France 24”, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të surprizohej nga asnjë vendim i Brukselit zyrtar lidhur me kuadrin negociues, qoftë ai dhe negativ. Sipas kryeministrit, pavarësisht se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, problemet e brendshme të Brukselit e kanë zgjatur shumë procesin. “Para pandemisë, ishte vendosur që negociatat do të hapeshin, më pas u mor vendimi për të shtyrë Konferencën. Nuk më suprizon më asgjë nga Brukseli, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, çdo ditë ka një histori që është e vështirë. Sigurisht që duam të shohim çfarë do të bëhet por tani kemi një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet”, tha Rama para dy ditësh në një interviste për televizionin francez.

Të fundit

Egli flet për takimin me Olsin: Ishte surprizë e bukur, nuk ishim parë që dy vite

Loredana Brati ka komentuar me Egli Takon surprizën që iu bë në spektaklin e së martës. Pas rrëfimit për linjën...

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja”/ Myslimania akuzon mjeken: Je bashkëpunëtore

Rritja e rasteve me fruth në vendin tonë dhe mungesa e vaksinimit për shkak të teorive të autizmit ka ndezur debatin në studion e...

Injoranca e Belerit nuk e ndal dot projektin e Arbërisë klasike!

Nga Spartak Ngjela Greqia tani po shkon drejt një krize të përgjithshme ekonomiko-politike. Çështja Beleri nuk i bën dot asgjë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por në të...

Njëshi, send i kotë!

Nga Frrok Çupi Një anëtar i lëvizjeve terroriste anti-shqiptare greke, i dënuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptarë dhe për përdhosje të nderit të atdheut të...

Policia gjen pronarin nga Fieri që mbante luan në shtëpi. 52 vjeçari: Më ngordhi!

Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë një 52-vjeçar të identifikuar si Altin Ajdini nga Zharrëzi i Fierit. Bëhet fjalë për rastin...

Lajme të tjera

Web TV