Austria heq çdo masë anti-Covid me Shqipërinë, nuk nevojitet testi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria ka hequr sot të gjitha kufizimet në kuadër të COVID-19, me Shqipërinë. Nuk ka asnjë kriter, as test negativ dhe as kriterin e vaksinës.

Megjithatë, të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. (Shikoni foton e mëposhtme).

“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.  Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.  Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Të fundit

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Lajme të tjera

Web TV