Këngëtarja e njohur rikthehet si aktore në filmin “Fast and Furious 10”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cardi B, do të rikthehet me rol në filmin e ardhshëm “Fast and Furious”. Këtë lajmi e ka konfirmuar vetë protagonisti i këtij projekti, Vin Diesel.

Kujtojmë se ajo ka qenë pjesë po ashtu dhe në serinë e nëntë të filmit të famshëm duke e portretizuar Leysan.

“Jemi shumë të emocionuar që do ta zhvillojmë edhe më shumë personazhin e saj, në filmin final ‘Fast and Furious’. Ajo arriti të bëhet pjesë e projektit në kohën e duhur. Siç kam thënë edhe më herët, filmit tanë po i vjen fundi dhe vazhdimi i nëntë rreshton gjithçka në mënyrë të përsosur, për finalen më të madhe në historinë kinematografike”, ka deklaruar aktori në një intervistë për “Entertainment Tonight”.

Vite më parë, Cardi B ka punuar si striptiste në lokale nate dhe ajo e ka pranuar publikisht se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht pas mori famën që ka sot. Në një postim në Instagram, reperja ka folur hapur e ka rrëfyer se çfarë ndodhi me të pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2017 me hitin “Bodak Yellow”.

“Pse jam gjithmonë kaq e uritur?! Ju betohem që nuk kam qenë kurrë kaq e uritur kur isha e varfër”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.
Këngëtarja ka thënë më herët se ajo ka qenë më e lumtur para famës.

“Mendoj se kam qenë pak më e lumtur 2 apo 3 vite më parë, kur kisha më pak para. Kisha më pak njerëz që jepnin mendime për jetën time. Ndjeja se jeta ime ishte e imja. Ndërsa tani më duket sikur nuk është jeta ime. Më duket sikur bota ka në duar jetën time”, është shprehur ajo në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

Të fundit

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni...

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën e Carlo Ancelotti edhe në...

Lajme të tjera

Web TV