Mos e vre turizmin për klikime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skerdjan Dhuli

Ti që rri duke bërë video të një Mihali në Palermo, një tjetri në Livadh apo videon e sherrit në Shëngjin, mos e bëj.

Ajo që fiton ti janë thjeshtë disa klikime dhe një protgonizëm banal. Eufori prej idjoti…
Ajo që humbet Shqipëria dhe investitorët e ndershëm në turizëm është një gropë e madhe ekonomike e tyre dhe rrjedhimisht edhe e ekonomisë së Shqipërisë.

Ka plazhe në botë që nuk ka përplasje fizike? Po ishujt grek janë epik për këto fenomene nga pushuesit anglezë apo edhe të tjerë. Një shembull ky, por ka plotë nëse ke interes.
Raporti me sigurinë publike në zona bregdetare është sfidë e çdo shoqërie. Fakt që ne nuk kemi qeveri serioze të merret me këto punë nuk do të thotë se duhet t’a godasim pa mëshirë turizmin shqiptar.

Mos e publiko faturën me çmimet e larta. Ti e bën për të rënë në sy të çunave dhe gocave të JOQ e ata si përherë çdo llum e nxjerrin në mejdan (kjo i ka bërë të suksesshëm, paradoksalisht) ndërsa Shqipëria humbet dhe vetëm humbet pushues dhe ekonomi për të gjithë ne.

Ka çmime të larta ? Sigurisht. Varet nga vendi që frekuenton. Nëse shkon në Dhërmi, mos u qaj për çmimin. Nëse shkon në Palasë, mos u qaj për çmimet. Shko në Sarandë , Lukovë, Bunec, Borsh, Qeparo, Himarë, Orikum , Radhimë…
Nuk do në jug ? Shko në Veri.
Velipoja, Shëngjini, Rana e hedhun etj.

Abuzimi me çmimet apo diku edhe sjellja jo korrekte në raport me shërbimin nuk është produkt bio shqiptar. Njëjtë edhe nëpër botë ndodh.
Dhe ndodh kudo.
Ajo që duhet të bëjnë të gjithë është të ruajmë me çdo kusht e çdo përpjekje turizmin shqiptar.
Mos e godit.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV