Lame: Afat 45 ditë për kontrollin e të dhënave, pastaj lëshohen certifikatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problem i pronësisë në vendin tonë mbetet nga më shqetësueset, ku në veçanti ajo në bregdet konsiderohet si më problematike, por një shpresë duket se do të ketë. Pritet që deri në fundin e këtij viti të përbyllet procesi i regjistrimit të tokave në bregdetin e Jugut. Këtë e ka bërë të ditur kreu i kadastrës Artan Lame. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Lame tha se kjo gjë do të ndodh pas 107 vitesh, që nga koha e pavarësisë së Shqipërisë. “Nuk ka akuza për një rast të vetëm të tjetërsimit të regjistrimit. Këtë e them me krenari. Pardje u afishuan 2 zona të reja në Lukovë. Nxirret harta e Lukovës, e përfunduar, nxirret lista e përfituesve dhe për 45 ditë kanë afat që të kontrollojnë të dhënat për pronën dhe pas këtij afati përpunohen dhe lëshohen certifikatat. Kjo po vazhdon në të gjithë bregdetin e jugut. Besoj që nga fundi i vitit mbaron pas 107 vitesh pavarësi, regjistrimi i pronave në bregdetin e Jugut”, tha Lame. Duke u ndalur te ligji 7501, kreu i Kadastrës shtoi se, “ligji 2020 zgjidhi një pjesë të mirë të të gjitha problematikave që kishte mbartur legjislacioni tjetër. Vjet u dhanë 18700 certifikata të tokës bujqësore. Ky ritëm duhet të vazhdojë që të mbyllet masa e regjistrimit të tokës bujqësore”.

LEGALIZIMET

Veç të tjerash, kreu i Kadastrës tha se qendrat e qyteteve kanë ndjeshmëri më të madhe dhe duhet të verifikohen nëse ka edhe disa raste kur nuk duhet të legalizohen. “Mesi i Tiranës, apo mesi i Durrësit, apo i Fierit, i Korçës, nuk janë vende ku duhet të legalizojmë, por janë vende ku duhet pastruar. Kadastra prodhon 2 mijë e 500 leje legalizimi në muaj. Ne qendrat e qyteteve duhet të vijojmë të spastrojmë shtesat që bllokojnë një trotuar apo një kalim. Ndaj ecet me ngadalë në pjesën tradicionale të qytetit. Çështja e pallateve është më siklet. Në çdo javë legalizohen 2-3 pallate. Këtë javë të jap 2 pallate në Dajt dhe dy objekte në njësinë 6. Pra, çdo javë ka pallate që vijon legalizimi. Procesi i pallateve është proces i shtuar për Kadastrën. Ka ende shumë pallate pa legalizuar, ku disa objekte kanë shkelje në leje. Me ndërtimet pa hipoteka ka dy probleme, aftësia e shqiptarëve për të krijuar probleme tejkalon mundësinë e administratave në mbarë botën. Nëse do të flasim për probleme, për dhimbje koke, në Kadastër, nuk janë këto”, pohoi ai.

Lexo edhe :  7 Marsi/ Spiropali uron mësuesit: Mirënjohje pa fund!

REFORMA

Kreu i Kadastrës, ka zbuluar edhe nevojën emergjente që ka institucioni që ai drejton për inxhinierë, topografë e gjeodetë, duke vënë në dukje se institucioni ka nevojë të përmirësohet. “Nëse do bënim një skemë si funksionon viti i punës, jo vetëm Kadastra.në shtator fillon sezoni i ri i punës pas pushimeve. Duhet ta gjejë shtatori të përfunduar reformën. Nëse do të jenë të gjithë drejtuesit e rinj të vendosur. Në këtë moment duhet të bëjmë konkurrimin, duket moment i çuditshëm prej sezonit veror, në këtë moment duhet hapur gara për drejtuesit e rinj në drejtori. Kemi parasysh edhe faktorin tjetër, reforma në fushën e pronës dhe në veçanti tek institucioni ka komponentë ligjorë, janë 26 vendime qeverie të miratuara në bazë të legjislacionit të ri dhe baza organizative që ka ende nevojë për tu përmirësuar. Pika më e dobët është materiali njerëzor. Ka probleme sa të duash, por kryesorja janë njerëzit”, theksoi Lame.

Të fundit

Qumësht apo lëng portokalli, cilin duhet të konsumoni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar...

Sot, në përvjetorin e vdekjes së akademikut dhe albanologut të madh, Martin Camaj

33 vjet më parë u nda nga jeta shkrimtari, akademiku dhe albanologu, Martin Camaj (21 korrik 1925 -12 mars 1992). Camaj lindi më 21 korrik...

Rama ironizon opozitën: Kujtim Gjuzi është më simpatiku, të tjerët s’kanë as mustaqe

Kryeministri Edi Rama në një dalje për media ka ironizuar koalicionin e opozitës, ndërsa nuk ka kursyer batutat për Kujtim Gjuzi. Edi Rama: Nuk do...

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia!

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e...

Lista e deputetëve të Partisë Socialiste: Kush ikën dhe cilët janë emrat e rinj

Mbrëmjen e sotme, Partia Socialiste do të vendosë përfundimisht për listën e saj të kandidatëve për deputetë. Ajo që dihet deri më tani është...

Lajme të tjera

Web TV