Goditën eskortën e Ramës në 2019, funksionarët e PD merren të pandehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet pas dy vitesh, për funksionarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd që i bllokuan rrugën dhe goditën eskortën në të cilën qarkullonte kryeministri Edi Rama.

Sipas burimeve mediatike, pasi nuk ka ende një njoftim zyrtar nga organi i akuzës, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur ish-deputetin Aurel Bylybashi, kreun aktual të PD në Librazhd, Bujar Vreto, kreun e PD në Prrenjas, Arjan Karrizi, funksionarët e PD Erlind Gurra dhe Leonard Ozuni dhe dy simpatizantët të kësaj force politike, Bujar Kojku e Dashamir Boja.

Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar në qershor 2019, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat bojkotoi opozita. Në hyrje të Librazhdit grupi i militantëve të PD-së ishin grumbulluar në mes të rrugës ku edhe u konfliktuan me policinë. Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama, ata u vërsulën për t’i bllokuar rrugën, por nuk u lejuan nga policia. Të gjendur në këto kushte ata nisën të hidhnin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të Ramës.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV