Masakër në Velipojë/ U konfliktuan për shezlongët, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr për shezlongë dyshohet se ka degjeneruar në përplasje me armë, rreth orës 00:30 në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë 4 persona mbeten të vrarë dhe 2 të plagosur.

Dy familjet e përfshira në konflikt janë pronarë të hotelevë në zonë vetëm 50 m larg nëjri tjetrit.

Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit K. Ferracaku 59 vjeç,  Xh. Gocaj 25 vjeç ,  E. Gocaj 38 vjeç  dhe M. Zeneli 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. Ferracaku 54 vjeç dhe E. Dyli 17 vjeç,  të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Kujtim Ferracaku èshtē babai i Arjan Ferracakut i vrarë në atentatin e vitit 2018. I plagosur në ngjarjen e rëndë ka mbetur dhe i vëllai i Kujtim Ferracakut.

Nē vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Pergjitshme i Policise, Ardi Veliu. Gjithashtu edhe forcat RENEA kane shkuar me shpejtësi nga Tirana.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV