Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluar 27-vjeçaren nga Kosova A.B., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
Në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A.L., banues në Durrës pasi u kaap duke tentuar të grabisë një fugon i cili ishte parkuar në terminalin e Portit. Ndërsa nga hetimet paraprake rezultoi se më herët 23-vjeçari i ka grabitur K.Sh në lagjen nr.4 në Durrës një karrocë.
Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë:
-G.(F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
-A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.