Pushimet me fëmijë, ja çfarë duhet të keni me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëtimi me fëmijë, pavarësisht moshës së tij, kërkon që ju të keni me vete një sërë gjërash të nevojshme. Lista e sendeve të domosdoshme bëhet edhe më e madhe nëse fëmija është i vogël. Ju duhet të siguroheni që të keni gjithçka në valixhe në mënyrë që të plotësohen nevojat e fëmijës, dhe nuk duhet të harroni që edhe gjatë pushimeve duhet të respektoni oraret e tij.

Cfarë veshje duhet të marrim me vete?
Çdo nënë e di se çfarë vesh fëmija zakonisht gjatë ditëve të nxehta dhe ju duhet të tregoheni praktike edhe në këtë rast. Ju nuk duhet të harroni të vendosni në valixhe pizhame të holla, trupore ose kanatjere, çorape, një triko të hollë, pantallona të shkurtra si edhe të gjata, sigurisht që prej materiali të hollë, sandale, atlete, fustane ose funde, peshqirë, çarçafë të vegjël, rroba plazhi si edhe bluza me mëngë të shkurta.

Cfarë aksesorësh duhet të kemi me vete?
Ju duhet të keni në valixhen e fëmijës tuaj një copë të madhe prej pambuku, e cila mund të rezultojë multifunksionale, biberonat e fëmijës,  (biberonin gënjeshtar), lodrat e fëmijës, ngrohësin e biberonit, ngrohësin e ushqimit, sterilizuesin e biberonave, grirësen e ushqimit, tasat e ngrënies dhe lugën e fëmijës.

Produktet e higjenës së fëmijës
Ju duhet të keni me vete shampon e fëmijës, kremin, pudrën (nëse i përdorni fëmijës), sasi të madhe bebelinash, letra të lagura, krem mbrojtës me faktor të lartë (50+), spërkatës kundër insekteve, si edhe një detergjent për pastrimin e rrobave të fëmijës.

Medikamentet e nevojshme
Sigurohuni të keni me vete medikamentet e nevojshme që do t’iu vijnë në ndihmë në rast se fëmija juaj do të ketë një problem të vogël shëndetësor.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ato çfarë ju duhen janë”

Shurup për temperaturën, medikament me pika për dhimbjen e veshit, medikament për dhimbjen e barkut. Për diarre mund të merrni kamomil, çaj finoku, ose Enterogermina (para nisjes duhet të merrni miratimin e mjekut pediatër), e cila është solucion hidratues që shërben për ekuilibrimin e kripërave minerale të humbura. Nëse fëmija vazhdon shumë gjatë me diarre ose të vjella duhet të shkoni tek mjeku.

Gjithashtu duhet të keni me vete termometër, pomadë për pickimet e insekteve, xhel kundër kruarjeve, dezinfektues për plagët, pomadë për plagët, solucion fiziologjik, medikamentet e posaçme nëse fëmija vuan nga një sëmundje e caktuar (për shembull astma) si edhe numrin e telefonit të pediatres së fëmijës.

Të gjitha këto sende dhe medikamente ndoshta nuk do të përdoren gjatë udhëtimit tuaj, por që ta bëni atë udhëtim sa më të këndshëm dhe më të qetë duhet t’i keni me vete të gjitha, sepse ditës me fëmijë të vogël duhet t’i paraprish në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të fundit

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke...

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al. Robotët shkelmonin, pengoheshin...

Diversiteti kulturor dhe guida turistike (Arben Jaupaj)

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, komunikimi ndërkulturor është bërë pjesë thelbësore e përditshmërisë, sidomos në fushën e turizmit. Guidat turistike janë...

Tesla ‘bën histori’, vetura udhëton vetë nga fabrika te klienti

Tesla me një arritje të rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë së vetëdrejtimit. Kompania sapo ka kryer dorëzimin e parë plotësisht autonom të një veture te...

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të...

Lajme të tjera

Web TV