Porostiti dy hamburger dhe patate, klienti u lë kamarierëve 16.000$ bakshish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamarierët e një restoranti në New Hampshire nuk mund ti besonin syve kur panë bakshishin që një klient i zakonshëm u la atyre .

Pasditen e së shtunës klienti hyri në restorant, u ul në ambientet e jashtme të dhe porositi pak ushqim.

Dy hot dog, disa patate të skuqura, një Coca-Cola, një birrë dhe më vonë një tekilla. Ai pagoi faturën e tij prej 37 dollarësh dhe u largua – por jo para se të linte një bakshish prej 16,000 dollarësh.

“Mos i shpenzo të gjitha në një vend”, i kishte thënë me shaka konsumatori, njërit prej punëtorëve aty, sipas Mike Zarella, pronarit të Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry.

Kamarierja nuk e vuri re bakshishin derisa klienti, i cili kërkoi të mbetet anonim, i dha asaj dy të dhëna të tjera për t’i hedhur një sy.

“Kur ajo e pa, nuk mund ta besonte. Ajo thoshte : Oh  Zot , është diçka e çmendur”, tha Zarella për CNN duke shtuar se më vonë vajzat shkuan tek ai dhe e falënderuan.

Bakshishi u ishte dhënë në 12 qershor, por Zarella nuk bëri publike ngjarjen deri më 21 qershor, sepse donte të vërtetonte nëse paratë do të kalonin në llogari.

Pasi e bëri, ai ndau aktin e mirë në Facebook.

Rreth një javë pasi klienti u largua nga dita e “bakshishit të madh”, ai filloi të kthehej rregullisht dhe Zarella pati rastin të fliste me të.

Tetë kamarierët që punonin në turn mund ta mbanin bakshishin për vete por vendosën ta ndanin atë me katër anëtarët e stafit në kuzhinë.

Sipas pronarit të restorantit disa prej kamariereve të cilat janë nëna beqare, thanë se do të përdornin paratë për pushime verore të cilat nuk mund t’i përballonin ndryshe.

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

 

Të fundit

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Lajme të tjera

Web TV