Ambasadori Soreca takon kryeprokurorin Çela: Me rëndësi hetimet mbi pastrimin e parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca është takuar sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, teksa ka zbardhur vetë një pjesë të bisedës.

Soreca përcjell mbresat e takimit në “Twitter” ku shkruan se është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal.

“I gëzuar që u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe sfidat që na presin në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Pavarësia dhe profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. Është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova Prokurorin e Përgjithshëm për punën e bërë deri më tani dhe konfirmova mbështetjen e vazhdueshme të BE, si në nivelin teknik ashtu edhe në atë financiar, për punën e Zyrës së tij”, shkruan ambasadori Soreca.

 

 

Të fundit

PD ka një plan për Alimehmetin për të fituar mandatin në tavolinë

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e...

‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, bosi shqiptar i kokainës sfidon policinë britanike

Një bos shqiptar droge ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t'i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e...

Tenton t’i ikte policisë me 25 kg kokainë, shqiptari përplaset me shtyllën dhe humb jetën

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë një ndjekjeje policore. Ngjarja ndodhi...

Fillimi e një epoke të re, Real Madrid zyrtarizon Xabi Alonson në pankinë

Xabi Alonso është zyrtarisht trajner i Real Madridit. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i bardhë përmes një postimi në rrjetet sociale...

Aksident i rëndë në Gjermani, MEPJ: Tre shqiptarë kanë humbur jetën

Ministria e Jashtme përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se në një aksident të rëndë rrugor, të regjistruar këtë të dielë në Gjermani,...

Lajme të tjera

Web TV