Lideri me korrespondencë i opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Më në fund media arriti ta kapë Bashën e ti marrë një intervistë. Pas udhëtimit të tij nga Holanda në Belgjikë, kreu i PD arrin të bëhet pjesë e kronikës mediatike shqiptarë pas kaq kohë mungese. U desh të bëhej sebep kongresi i Partive Popullore që u zhvillua në Bruksel që Basha të futej sërish në fokusin e kamerës. Kish shumë ditë që kreu I opozitës nuk ishte ndier. Që përtej zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit mga KQZ e për të cilat nuk dha asnjë koment, ashtu dhe për zhvillimet e mëtejshme në vend. Bashkë me ikjen e Bashës në Hollandë dukej që dhe selia blu e kish marrë pushim, pasi nuk ka patur deklarata apo qëndrime zyrtare. Siç duket partisë i është lënë detyrë të vijojë të mbledhin prova për masakrën zgjedhore ndërsa kryetari i PD ndodhet me pushime të zgjatura jashtë shtetit. Vetëm ditën e kaluar pati një cicërimë të Bashës për tragjedinë në Velipojë ku natyrisht thjesht do të bënte lidhjen e krimit me politikën dhe vetëm kaq. Në këtë aspekt, prononcimi parë mediatik pas kaq kohësh i liderit të opozitës padyshiom paraqet interes. Por ndërsa ndjek intervistën duket sikur po flet ndonjë vëzhgues i huaj i cili jep gjykime për ngjarjet në Shqipëri. Basha flet dhe për mbështetjen e madhe që ka nga Partitë Popullore dhe mbi këtë bazë PD do të vijojë përpjekjet e saj për demokracinë në vend. Po kaq i ftohtë sa një burokrat i Brukselit, Basha tregohet edhe për çështjen integrimit të vendit në familjen evropiane. “Burokracia e BE ka mënyrën e saj si i përcjell mesazhet”, shprehet Basha ndërsa komenton mos arritjen e një date konkrete për Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Në këtë logjikë, sipas kreut të opozitës shqiptare, nuk qenka bërë pengesë as vetoja e Bullgarisë, por thjesht cënimi i parimeve demokratike nga maxhoranca dhe deformimi i rezultatit të zgjedhjeve. Nuk dihet nëse e ka mësuar dhe vendimin e parlamentit të Hollandës për ti dhënë mbështetje Shqipërisë në cështjen e integrimit ërderisa konsiderton se janë bërë përparime në drejtim të demokratizimit të vendit dhe luftës kundër krimit e korrupsionit, por për këtë çështje kryetari i PD nuk ka asnjë prononcim. Mesa duket ka qene me pushime të thella dhe kaseta është rindezur sërish tek tema e masakrës zgjedhore.

Lexo edhe :  Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

 

Të fundit

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në...

“Nënë, nesër bëhem kryeministër!” Reagimi i së ëmës së Ramës: “Jep dorëheqjen ose…”

I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t'u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të,...

Shqiptarë, kujdes çfarë klikoni! Drejtoresha e Kibernetikës jep paralajmërimin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik. Krah prokurorit të...

Orët e fundit para afatit, Trump tremb një sërë shtetesh me tarifat! (Detajet)

Bota përballet me tarifa më të larta nga administrata Trump duke filluar nga dita e nesërme, data 1 gusht, duke krijuar edhe më shumë...

20 mln euro për fermerët! Hapet skema e investimeve në bujqësi

Për sezonin e dytë të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur...

Lajme të tjera

Web TV