Nis sot vaksinimi anti-COVID për personat +18 vjeç, mbi 23 mijë qytetarë aplikuan në e-Albania për t’u vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot dhe nesër nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të mbrëmjes do të vaksinohen qytetarët mbi 18 vjeç. Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 23 mijë qytetarë që kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit. Ata do të kenë mundësi të marrin dozat e një prej vaksinave të përdorura në vendin tonë në vetëm 2 ditë të hapura, më 29 dhe 30 qershor.

Mbi 4 mijë aplikime janë bërë vetëm në dy ditë që nga njoftimin i Ministrisë së Shëndetësisë për mundësinë e vaksinimit të të gjithë personave +18 vjeç, ndërsa 19 mijë janë aplikime të mëhershme po në portalin e-Albania.

Vaksinimi i hapur për çdo qytetar mbi 18 vjec të martën dhe të mërkurë do nisë në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes. 24,040 vaksina anti-COVID kanë mbërritur në Shqipëri, një ditë më parë, ndërkohë që në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.

“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, tha Manastirliu një ditë më parë.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV