Rama paralajmëron Pjerin Ndreun pasi u përplas me policët: Nuk do ia hedhësh lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu nuk do ia hedhë lehtë, pas përplasjes që pati me efektivët e policisë në Shëngjin.

Kreu i qeverisë tha se .të gjithë mund të gabojnë dhe të gjithë duhet të përgjigjen për gabimet e tyre, por nuk do ketë tolerim ndaj zyrtarit të lartë.

“Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund t’ia hedhë lehtë. Por policisë I bëhet edhe një ofendim tjetër i vazhdueshëm, i përditshëm, kur I hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Kush është ofendim më i madh se ofendimi individual I një personi, sepse ai ofendim zgjidhet. Unë do shqetësohesha nëse policia nuk do kishin ndjekur rrugën ligjore. Të gjithë mund të gabojnë dhe të gjithë duhet të përgjigjen për gabimet e tyre. Në këtë rast nuk kemi një tolerim të faktit që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë apo një grup punonjësish policie”, tha Rama.

Kanë qenë dy punonjës të patrullës në Shëngjin Lek Ndreca Ilirjan Vokrri, kanë kallëzuar në prokurori kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu pasi sipas tyre i ka penguar të ushtrojnë detyrën.

Patrulla ka konstatuar një lokal që operonte pas orës 23 të mbrëmjes sipas aktit normativ, por ka hasur në kundërshtim të pronarit të objektit të cilin më pas kanë tentuar ta shoqërojnë, por që në mbrojtje të tij ka dalë kryebashkiaku Ndreu i cili ndodhej në ato ambiente dhe pretendonte se po zhvillonte një aktivitet bashkie.

KALLEZIMI

Aktualisht punoj si punonjës Policie pranë Drejtorisë Vendorë Lezhë, oficer i Patrullës së Përgjithshme, Stacioni i Policisë Shëngjin. Mbrëmë, më datë 24.06.2021, rreth orës 22:00, kam marrë shërbimin. Kam qenë duke patrulluar me kolegun tim. Kemi qenë në makinë, me mjetin e Policisë, në shëtitoren e re.

Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes”.

Lexo edhe :  LAJMI I FUNDIT/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Ilir Metën

Ne kemi komunikuar duke i thënë se arsyeja se pse kemi ardhur këtu është se ti ke shkelur aktin normativ të qeverisë për ndalimin e muzikës, e cila duhej të ishte fikur në orën 22:00 dhe se kishte një numër të lartë njerëzish brenda në lokal, në verandë. Ai na ka thënë se po e bezdisnim, se në lokal kishte ambasador, kryetarin e bashkisë, “kush jeni ju që më fikni muzikën?”

Pas këtij komunikimi është tërhequr dhe është futur në lokal dhe muzika ka vazhduar. Ne kemi njoftuar menjëherë në radio për problemin sallën operative Lezhë 50, sallën operative Shëngjin 70, shefin e Stacionit Shëngjin 396 dhe shefin e Komisariatit 395, duke iu thënë se shtetasi V.Gj. nuk e fik muzikën dhe kërkojmë ndihmë, forca të tjera. Pas pak ka ardhur një patrullë “Shqiponja”. Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat.

Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë.

Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”.

Jemi larguar dhe kemi shkuar menjëherë te Stacioni i Policisë, kemi përpiluar raportin e shërbimit për ngjarjen, si dhe procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative, të ndotjes akustike ndaj V.Gj. Kërkoj që të gjithë personat që na kanë kundërshtuar dhe na kanë penguar në punën tonë, të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet që kanë kryer ndaj meje dhe kolegëve të mi.

Të fundit

Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Partia Socialiste është dakord që të shtyhet afati i regjistrimit me disa ditë për aplikantët të cilët janë regjistruar,...

Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

Po ballafaqoheni me etje, dhimbje koke, lodhje apo fryrje gjatë agjërimit? Kjo për shkak se nuk po pini ujë në mënyrën e duhur. Konsumimi i...

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

Papa Françesku, i cili është i shtruar në spitalin Gemelli të Romës për shkak të problemeve të frymëmarrjes, është në gjendje të qëndrueshme. Më...

Merrte asistencë si i papunë, shqiptari kapet me 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash

Një 35-vjeçar shqiptar që ishte i papunë dhe trajtohej me asistencë sociale, ka gjetur një tjetër mënyrë për të siguruar fitime më shumë: përfshirja...

A doni të jetoni në Zvicër? Ju japin 25 mijë € për person nëse zhvendoseni në këtë fshat

Kur vjen puna për zgjedhjen e një vendi për të jetuar, ka shumë faktorë që ndikojnë. Për shembull, distanca nga familja dhe miqtë, lloji...

Lajme të tjera

Web TV