“Takohemi në darkë aty…”! Dinamika e masakrës në Velipojë, ku mbeti i vdekur kamarieri me 30 lekë në xhep

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e 4 personave në Velipojë tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, mediatik dhe qytetar.

Ajo e cila ishte më tragjike për veç humbjes së 3 personave dy vëllezërve Gocaj dhe Kujtim Ferracakut ishte edhe vdekja e më të pafajshimt në këtë histori Musaen Zeneli i cili punonte kamarier në hotelin Gocaj.

Por si ndodhi ngjarja nga sqarimi i cili u kthye në masakrim, Gazeta Shqip do tu tregojë me detaje se si ka ndodhur masakra e Velipojës.

Dinamika e masakrës së Velipojës, sqarimi që u kthye në 4 të vdekur:

Konflikti ka nisur në mesditën e së shtunës mes vëllezërve Gocaj dhe Ferracaku por duke parë që kishte shumë lëvizje nga puyshuesit e kanë lënë të sqarohen në darkë.

Ora shënonte 1 e 30 e natës Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtim Ferracakut i cili mbeti i plagosur niset për te vëllezërit Gocaj, në biznesin e tyre për tu sqaruar për konfliktin e paradites në lidhje me shezlonët.

Gjatë bisedës vëllezërit Gocaj kërkonin hapsirën që kishin para hotelit të tyre, por Hasan Ferracaku ka thë se ka aplikuar ai për ta marrë atë pjesë.
Gjatë saqrimit me “armë në brez”, palët jo vetëm që nuk sqarohen por nisin të ofendojnë dhe shajnë njëri tjetrin.

Nxjerrja e armëve dhe përdorimi i tyre ka filluar pasi Kujtim Ferracaka pronari i hotel “Fantazia” ka mbërritur në biznesin e “Gocajve”. Të gjith personat që kanë qenë në ngjarje kanë qenë të armatosur vetëm një armë nuk ka shtier ajo e Kujtim Ferracakut pasi ishte ai i pari i cili u vra në vend.

Nga raportimet e bëra në media mendohet se armët e përdorura kanë qenë 3 pistoleta dhe një kallashnikov në vendin ku ndodhi masakra janë gjetur 18 plumba 5 nga kallashnikovi dhe 13 nga pistoletat e përdorura. Duket se kallashnikovi ose ka ngecur ose ai që e ka patur ka mbetur i vrarë këtë do ta sqarojë policia.

Lexo edhe :  Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Kujtojmë se nga kjo “far west” mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Gocaj dhe kamarieri fatkeq Musaen Zeneli.Ky i fundit sapo dëgjoi krismat tentoi të largohej nga hoteli por për fatin e keq e kapën plumbat dhe e lanë të vdekur në vend me 30 lekë në xhep.

Të plagosur mbetën Hasan Ferracaku ai i cili vajti ta sqarojë situatën dhe djali i motrës së tij.Burimi i kësaj vrasjeje ishte paraja dhe egoja, për të patura atë që nuk është e jotja por e shtetit dhe kur ai nuk vrepon ti e sqaron me armë./Gazeta Shqip

Të fundit

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e...

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj të politikës së jashtme. Rënia e...

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Kjo situatë ka vënë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Lajme të tjera

Web TV