Kur të vjen daja nga Amerika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

 

Në takimin me Ramën qëndroi 45 minuta, në atë me Bashën pak më shumë se një orë, ndërsa kreun e shtetit, as e pati fare në agjendë. Vizita blic e ndihmës sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Phillip Reeker mund të jetë disi rutinë në “Ballkan Pazarin” që bën lajm edhe kur nuk duhet të ketë lajm. Për ne, ardhja e çdo zyrtari të lartë amerikan në vendin tonë përbën interes, kërshëri dhe shton gjithnjë e më shumë “teoritë konspirative”. Mbi të gjithë reagimi qytetar duket interesant, që pasi mban mbi shpinë një “klasë-kastë” politike për 30 vjet, uron që “daja i madh” që vjen nga Amerika të sjellë ca dhurata të mira, por edhe t’i tregojë vendin disa bukëshkalëve politikanë. Se çfarë u tha, e çfarë u bë, ne nuk e dinim, por Kim i mori vesh të gjitha…! Ambasada doli në një komunikim fort të qartë, pa asnjë dozë diplomacie konfirmoi se ishte diskutuar për vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken mbi luftën kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) ose shpalljen “non grata”. Disa shpresojnë që Reeker të ketë ardhur me një “valixhe” të mbushur me emra të politikanëve apo zyrtarëve të lartë publik që do të shpallen “non grata”. Të tjerë urojnë me shpresën: qoftë nga pala tjetër këtë herë. Megjithatë, “daja i madh” e di mjaft mirë që “nipçet” që kanë dalë nga udha e ligjit dhe po nënshtrojnë pjestarët e tjerë të “fisit popull”, meritojnë ndëshkim dhe jo më shpresë për t’i bindur që të sillen më mirë. Vetë liderët Rama dhe Basha që takoi nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim, por e kuptueshëm është vetëm qëndrimi i Bashës, i cili me këdo të huaj që pret vendos një “CD” të riprodhuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin “masakër elektorale”. Për të e rëndësishme është që të jetë aty në krye të partisë, për të pritur e përcjellë personalitete, por gjithnjë si kryetar, ndonëse në opozitë. Reeker nuk e takoi Metën. Përse vallë? Ku ka hieraki më të lartë se kreu i shtetit? Përgjigjja është mëse e kuptueshme që presidenti nuk mund të kapërcejë aq lehtë Oqeanin Atlantik me not… Këtë herë “Daja” solli vetëm nenin 7031 (c)!

Të fundit

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në...

“Nënë, nesër bëhem kryeministër!” Reagimi i së ëmës së Ramës: “Jep dorëheqjen ose…”

I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t'u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të,...

Shqiptarë, kujdes çfarë klikoni! Drejtoresha e Kibernetikës jep paralajmërimin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik. Krah prokurorit të...

Orët e fundit para afatit, Trump tremb një sërë shtetesh me tarifat! (Detajet)

Bota përballet me tarifa më të larta nga administrata Trump duke filluar nga dita e nesërme, data 1 gusht, duke krijuar edhe më shumë...

20 mln euro për fermerët! Hapet skema e investimeve në bujqësi

Për sezonin e dytë të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur...

Lajme të tjera

Web TV