Vizita e Yuri Kim në SPAK: SHBA i mbështet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot ambientet e SPAK në Tiranë. Mësohet se Kim hyri në ambientet e godinës ndërkohë që sot betohen dhe marrin distinktivin 28 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.

Mësohet se gjatë vizitës në SPAK Yuri Kim takoi Arben Krajën dhe Aida Hajnajn.

Pas vizitës në SPAK, diplomatja amerikane në një postim në Twitter shkroi se puna e hetuesve të BKH është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin. Kim shkruan se SHBA do t’i mbështesë ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vizita e saj në këtë institucion të rëndësishëm sa i përket hetimit të korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes vjen një ditë pas takimeve në Tiranë të zyrtarit të lartë amerikan, Philip Reeker. Gjatë këtyre takimeve se Reeker theksoi lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor edhe për SHBA-të, ndërsa ofroi mbështetjen për Reformën në Drejtësi.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV