50 vjet nga vdekja e Jim Morrison, Parisi përkujton “legjendën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai zë një cep të vogël, të një varreze në Paris, por shumë mijëra e kërkojnë akoma: 50 nga vdekja e tij, Jim Morrison mbetet një “prani përrallore” në “Qytetin e Dritës”, shkruan france24.com.

Vdekja e frontmenit të The Doors në 3 korrik 1971, ishte një nga shenjat kryesore që optimizmi i viteve 1960 po përfundonte në zymtësi.

Sot, Mbreti i “Lizard” shtrihet në varrezat Pere-Lachaise në skajin lindor të qytetit të Parisit.

“Është një varrezë që ai e donte veçanërisht. Ai shpesh vinte duke ecur këtu,” thotë kritiku i rokut dhe i apasionuar pas The Doors, Sophie Rosemont. 

Shtëpia e fundit e Morrison ishte një apartament në katin e tretë të rrugës 17 Beautreillis në lagjen bohem të Marais.

Ajo ishte në pronësi të modeles Elizabeth “Zozo” Lariviere, dhe Morrison u zhvendos atje me të dashurën e tij Pamela Courson, duke shpresuar t’i shpëtonte çmendurisë së famës së tij në Shtetet e Bashkuara dhe t’i përkushtohej shkrimit.

Ai do të mbijetonte vetëm tre muaj në Paris.

Versioni zyrtar është se ai vdiq në vaskën e tij të banjës nga arrest kardiak, në moshën 27 vjeç.

Por në fasadën e ndërtesës së tij të vjetër, dikush ka lënë një shënim: “Jim Morrison nuk vdiq këtu” – një shenjë që një histori tjetër ka kohë që bën xhiron.

Gazetari Sam Bernett ka hetuar rastin gjatë viteve, dhe argumenton se legjenda e rokut ishte mbidozë në tualetet e një klubi nate, Rock’n’Roll Circus.

“Fytyra e tij ishte gri, sytë e tij të mbyllur, kishte gjak nën hundë dhe një shkumë të bardhë rreth gojës pak të hapur dhe në mjekër, ai nuk po merrte frymë”, shkruan Bernett në “The End: Jim Morrison”.

Megjithatë këto 50 vite të kaluara vetëm sa e kanë forcuar më tej mitin e një prej ikonave më të fuqishme në historinë e muzikës popullore.

Lexo edhe :  Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Një fenomen mbresëlënës, nëse mendoni se “The Doors” u formuan në 1965 dhe se albumi i parë u prezantua në 1967, i fundit me Morrison në ’71.

I apasionuar pas kinemasë, por edhe adhurues i zjarrtë i Elvisit dhe Sinatrës, lexues i paepur i Rimbaud dhe Baudelaire, i William Blake, Beat, Celine, Nietzsche, admirues i Artaud dhe studiues i psikologjisë dhe miteve të indianëve amerikanë, Morrison arriti ta transferojë këtë univers kulturor të artikuluar në figurën e një prej këngëtarëve lider më të pacipë në histori.

Morrison u bë menjëherë një simbol i reagimit të universit rinor ndaj institucioneve, por nuk mund të harrohet simbioza e mrekullueshme midis zërit dhe personalitetit të tij dhe muzikës së “The Doors”, një nga grupet më me ndikim dhe më origjinal i historisë, që është gjithashtu edhe arsyeja pse pas 50 vjetësh miti i Mbretit Hardhucë është ende kaq i gjallë.

Varri i Jim Morrison vazhdon të jetë një nga vendet më të vizituara dhe sot është i rrethuar për të përmbajtur turmat e adhuruesve të tij./MCN.tv

 

 

Të fundit

“Të armatosur deri në dhëmbë!”/ Mbërrin në Mesdhe flota më e madhe britanike

Luftanija britanike HMS Prince of Wales, është fotografuar për herë të parë duke udhëhequr një nga flotat më të...

“Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Pak ditë më parë lajmi se skiatorja Lara Colturi  kishte shprehur dëshirën që të garonte në të ardhmen për Italinë, trazoi ambjentin në vendin...

Nis edicioni i 5 i Turneut Universitar të Sportit, pjesmarrës 1200 studentë

Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve...

Rama me të rinjtë/ Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron!

“Mbështetja për të rinjtë dhe programin e teknologjisë, nuk do të mungojë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë...

‘Detyra ime është krejt tjetër…!’/ Topalli shmang pyetjen për lobimin 6 mln dollarë

Drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli iu shmang sot (30 prill) përgjigjes shteruese për pyetjen rreth kontratës së lobimit 6 mln dollarë, me...

Lajme të tjera

Web TV