Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e organizatës kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Kim thotë se Reforma në Reforma në Drejtësi po tregon rezultate dhe se pandëshkueshmëria po mbaron.
“Disa pretendojnë, shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. https://spak.al/2021/07/02/komunikate-per-shtyp/”, shkruan Kim.
1/2 Some claim/hope that justice reform has produced “nothing.” The truth is that it is producing more & more results that show impunity is ending. Look at today’s major action, which is just the latest blow against corrupt officials & organized crime. https://t.co/znSqXC2VOP
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 2, 2021