Bashkia e Tiranës mbështet financiarisht ekipin shqiptar në Lojërat Olimpike të Tokyos, ja vlera e fondit të miratuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës do të mbështesë financiarisht përfaqësuesit e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar një fond prej 9,470,500 lekë, si mbështetje financiare për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të sportistëve tanë elitarë, si shtesë buxheti i Klubit Sportiv “Tirana”.

Sportistë olimpistë si Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj, Indrit Cullhaj, Matvei Petrov, Manuela Delilaj, Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu prej kohësh po zhvillojnë përgatitjet dhe po stërviten për eventin më të madh sportiv i cili për shkak të vitit të vështirë pandemik u shty për këtë vit.

Bashkia e Tiranës ka mbështetur edhe më herët sportistët në garat kualifikuese, ndërsa tashmë, sic ka premtuar, po financon edhe grumbullimin e ekipit Olimpik 40 ditë para Lojërave Olimpike, udhëtimin drejt Tokios, Japoni dhe stërvitjen e tyre për këtë event të rëndësishëm sportiv.

Të fundit

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Lajme të tjera

Web TV