E rëndë/ Shqiptari 23-vjeçar u rrah me shkop bejsbolli, ndërron jetë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është rrahur brutalisht me shkop bejsbolli nga disa të rinj. Referuar mediave italiane, viktima është 23-vjeçari i identifikuar si Atilio Drekai.

 

Nga sa mësohet, ai ka qenë në një tavolinë në kafene së bashku me shokun e tij italian, ku në një moment kanë marrë një telefonatë dhe më pas u zhvendosën në një parkim jo shumë larg qendrës tregtare në Mottella. Aty i prisnin një grup të rinj të cilët i kanë goditur me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri të gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes.

 

Pas operacionit të bërë, shqiptari Atilio Drekai fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte, e ndërsa shoku i tij italia, 35-vjeçari Pier Francesco Ferrari ndodhet në spiutal në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sheri që përfundoi tragjikisht, teksa Policia Italiane po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Të fundit

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e...

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë...

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV