Ekzekutoi fqinjin dhe mbante peng një fëmijë, policia vret futbollistin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti Odicgukumma Kelvin Igweani është qëlluar për vdekje nga policia britanike, në Milton Keynes. 24-vjeçari ndodhej në shtëpi, aty ku më herët ishte konfliktuar me fqinjin e tij, të cilin më pas e kishte vrarë dhe e kishte lënë të vdekur në banesë.

Fqinji i hyri në shtëpi lojtarit, pasi pati dëgjuar të qarat e një fëmije, i cili ishte marrë peng nga Igweani. Pasi ishte njoftuar për këtë, policia shkoi në shtëpinë 24-vjeçarit, aty ku gjeti të vrarë fqinjin e identifikuar si Richard James Woodcock. Ky i fundit kishte shkuar të ndihmonte fëmijën e marrë peng, por mbeti i vdekur si pasojë e konfliktit me Igweani.

Mediat britanike raportojnë se policia vendosi ta qëllojë atë duke e lënë të vdekur pasi hasi rezistencën e pengmarrësit.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, nigeriani kishte luajtur në ligat e ulëta, me Anker Wismar dhe Westfalia në Gjermani, si dhe Onley Town dhe Dunstable në Angli.

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV