Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ne jemi në det…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Impresione nga festa e detit 2021 në Durrës në 25 qershor 2021

Nga Fatmir Minguli

Nuk kishte se si të kishte një titull ndryshe ky artikull që sjell impresionet më të freskëta nga një festë e qytetit të Durrësit e organizuar nga Shoqata “Durrësi autokton”. Nuk kishte mundësi të hynte as e dhe një lloj fjale për të shprehur që në titull këtë gëzim të madh të qytetarëve durrsakë të cilët aktivitetin e filluan me një shëtitje në det me anijen “Epidamn” në gjiun e Durrësit. Në anijen e portit të Durrësit me dhjetra qytetarë durrsakë, zonja e zotërinj me fëmijtë e nipër e mbesa, sponsorizues dhe artistë e sportistë ishin bërë njësh me ekipazhin simpatik të kësaj anije. Pikërisht në rrotullimin spektakolar dhe panoramik në Gjiun e Durrësit përfundoi dhe pjesa e parë e këtij programi festiv. Duke u kthyer në ambjentet e shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” e ku tashmë çdo aspekt fliste durrsakshe, pjesmarrësit e eventit të “Festës së Detit” prisnin vazhdimin e programit. Dhe ja një informacion flesh nga Griseld Hoxha, mediator dhe fotograf i “Shoqatës autoktone Durrësi”:

“Mbrëmë u zhvillua “Festë Deti 2021” duke nisur me xhiron tradicionale me anije në portin e Durrësit ku u shoqërua nën tingujt e muzikës live të Alban Kamenicës. Duke vijuar me koncertin festiv me muzikë dhe humor tek salla “Black Box” e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” me këngëtarët: Reshit Gjini, Hysni Alushi, Dashamir Mehmeti, Kosta Bonshi, Astrit Serjani, Luljeta Strefi, Dhimitër Stefa, Ylli Çiftja dhe humoristët Aishe Stari, Roland Koça dhe Edmond Halili. Gjatë shfaqjes u projektuan edhe dokumentarë për ekipin e Fubtollit dhe Basketbollit “Teuta” dhe ish-futbollistit dhe arbitrit ndërkombëtar Ahmet Myshku të realizuar nga Astrit Tahiri dhe projektuar nga Tristan Sherifi. Shoqata “Durrësi Autokton” nderoi me titujt “Krenaria e Qytetit të Durrësit” ekipin e futbollit dhe basketbollit “Teuta” me motivacionin: Kampion në Kampionatin Kombëtar të futbollit edhe Basketbollit për sezonin 2020-2021 ndërsa Ahmet Myshku u dekorua ne titullin “Nderi i Qytetit të Durrësit” me motivacionin: Kontribute të shquara si futbollist edhe si arbitër ndërkombëtar në futboll. Ekipi i futbollit Teuta i dhuroi shoqatës “Durrësi Autokton” një fanellë me gjithë firmat e lojtarëve të ekipit. Falenderojmë edhe sponsorizuesit që mundësuan këtë aktivitet: Rajfi Group, Pelikan Transport, Kastrati Group, Balteza, Italinox Shqipëria, Kled Cable, Rajli Zannusi dhe Stefani&co. Urojmë të shihemi edhe në aktivitete të tjera.”

Duke falenderuar nga zemra inteligjencën e mediatorit të ri Griseld Hoxha për këtë informacion kaq konçiz dhe kaq të saktë, desha të kaloj në disa mediatime që lindën pas dhënies së certifikateve përkatëse kur në bar restorant “Oazis” në darkën e organizuar nga shoqata “Durrësi autokton” u rigjallërua jeta e Durrësit. Nuk ishin atë këngë të kënduara nga këngëtarë durrsakë që Griseld Hoxha i përmendi me kujdes e me përkushtim, nuk ishin as vallet e kërcyera aq me gjallëri e as tavolinat e shtruara për së mbari, por ishte ideja triumfuese e ringjalljes pas pandemisë së tmerrshme që mbylli durrsakët, durrsakët që janë mësuar me ajrin e detit e me ajrin e kodrave të Currilave, Arapajve e të tjera. Rigjallërim! Qoftë e bekuar kjo festë post pandemike. Qoftë i nderuar kryetari i shoqatës “Durrësi autokton” ing. Avdulla Deliadhisi me antarët Isa Bylikbashi dhe Hysen Myshketa të cilët patën guximin për të organizuar këtë festë deti, festën e nderimeve të skuadrave të futbollit “Teuta” dhe të basketbollit “Teuta” dhe ndrimin e njeriut të mirë Ahmet Myshku, si futbollist, e si trainer ndërkombëtar i futbollit. Ringjallje e vërtetë e botës sportive durrsake! Një ringjallje që premton festime të tjera, një ringjallje që si makinë e kohës na sjell emocionet e një jete të gjallë të sportit durrsak që nga “Lokomotiva” e gjer te “Teuta”.

Lexo edhe :  Ornella Vanoni këndon sërish vetë dhe publikon Diverse

O zot! Sa prekës ishte veprimi i dajës së mjeshtrit Ahmet Myshku, Ramadan Gugashi që mbasi mori certofikatën “Nderi i qytetit” për dajën e tij shkoi dhe e puthi fotografinë e mjeshtrit, dajës së tij. O zot, – thanë shumë nga pjesamrrisit në event. O zot, kemi akoma gjallë ndjenjat njerëzore e dikush mbushi sytë me lot. Ne jemi në det- është slogani i kësaj feste origjinale durrsake se dhe në këngët e kënduara si në dhënien e certifikatave ashtu dhe gjatë darkës u këndua vazhdimisht kënga madhështore durrsake “ o vika deti mi lale, o tallaz tallaze…!

Të gjithë ishim në tallazin e ringjalljes! Ringjallje në jetën e përditshme post pandemike, ringjallje në sportet durrsake e ringjallje e teatrit të estradës durrsake …e cila u zhduk virtualisht por jo realisht. Ishte i ëmbli dhe i thjeshti gjer në vetmohim regjizori i përjetshëm durrsak Haxhi Rama. Ishte ky artist i heshtur që nën regjinë dhe skenarin e tij u paraqitën skeçe të reja që na kujtuan kohët e arta të Estradës së Durrësit e kur aktorët e dashur për durrsakët Aishe Stari, Roland Koça, Edmond Halili na sollën skeçe të botës së sotme shqiptare. Qoftë i hajrit ky aktivitet për rikrijimin e kësaj estrade të mrekullueshme durrsake. Ishte një notim në kujtimet e kësaj estarde të çuditshme durrsake, ku varkëtarë e rremtarë të zot ishin veè mediatorit të papërtuar Griseld Hoxha dhe moderator, aktori i shquar Xhelal Tafaj, përgjegjësi i intervistave dhe filmimit të aktivitetit Astrit Tahir që së bashku me videoprojektorin Tristan Sherifi na sollën Durrësin artistik, Durrësin e “ Këngës së marinarit” të kënduar nga i ëmbli Zija Saraçi dhe me tekst të të ndjerit Mokim Zeqo. Një festë e tillë mund të quhet me plot gojën “Festa e detit të ringjallur!” Deti u ngjall! Sporti u ngjall! Estrada e Durrësit u ringjall! Njerëzit e shohin detin me optimizimin e një të ardhmeje të afërt të sigurtë, jashtë lojrave të politikës shqiptare.

Por tejet prekës ishte dhe momenti kur studjuesi Fatmir Minguli i dhuroi kreytarit të shoqatës “Durrësi autokton” librin roman “Varret” të shkrimtarit durrsak që jeton në Piza, Erjon Muça, ku është historia e durrsakëve në 100 vjetët e fundit. E ç’lidhje ka deti me politikën – i tha gjatë shëtitjes në det me anijen “Epidamn” Poliandër Mele, një nga studjuesit e rinj durrsakë që ka hyrë në botën e shkencave okulte dhe është bërë tejet i ndjeshëm aq sa mund të thyhet si një copë gastare edhe pse mund të jetë e temperuar në furrat e prodhimit të qelqit në shekullin e I -rë pas Krishtit aty afër kodrës ku sot ndodhet amfiteatri. Por ishte pikërisht Poliandri që i propozoi Petro Bubarit, një kolegu të tij të hershëm që të diskutohej në këtë event edhe teoria alla shqipatre e “lëkurës së Shagrenit” .

-Poliandër, ndoshta nuk është vendi për të hyrë në botën e mendimeve të Balzakut- i tha Petro Bubari me atë qetësinë e tij të çuditshme.

– Më vjen keq mik, po sonte ne jemi në festën e detit të durrsakëve dhe mua nuk më hyn në xhep aspak se ç’ka thënë Balzaku por unë dua të nderoj këtë festë si një studjues i përkorë i detarisë durrsake, o zot pa përjashtuar edhe atë ulqinake.

Ishte një festë që na çoi të gjithëve në det, në detin e vërettë durrsak dhe në detin virtual të kulturës, sportit dhe qytetarisë durrsake.

Të fundit

Kursi i këmbimit/ “Ngrin” euro, çfarë ndodh sot me monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 98.9 lekë. Dollari këmbehet me 91.7 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 118.8 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 66.8 lekë. Franga zvicerane kap vlerën e...

Temperatura deri në 26 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura vranësirat do të jenë...

A është agresiv Meta në burg? Ja si përgjigjet sekretari i PL

Sekretari për Çështjet Ekonomike e Financiare i Partisë së Lirisë, Petraq Milo në një lidhje  “Skype”  ka komentuar atë që ndodhi me kreun e...

GJKKO shtyn seancën paraprake për Berishën dhe Malltezin

Është shtyrë seanca paraprake e mbajtur dje në GJKKO për dosjen Partizani, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi,...

Drejtësia e Re në Shqipëri: 34 vjet fatura zullumesh mbi shpinë

Nga Leonard Veizi   Një herë e një kohë, kur njerëzia merrte lejen vjetore e shëllohej në diell para detit, u bë e zakonshme të përsëritej...

Lajme të tjera

Web TV