Bashkia e Tiranës miraton dëmshpërblimin për 24 familje të prekura nga zjarri apo përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka miratuar dëmshpërblimin për 24 familje të cilat kanë pësuar dëme në banesa nga zjarri ose përmbytjet. Këshilli Bashkiak, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin nga institucionet përgjegjëse, ka miratuar edhe listën me familjet që do të marrin ndihmën financiare nga Bashkia e Tiranës për rikuperimin e dëmeve.

“Në vijim të komunikimit të mbajtur me Këshillin e Qarkut, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile ka përgatitur listën me 24 familjet që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/ pajisje elektroshtëpiake, të pësuara si pasojë e zjarrit, tërmetit dhe përmbytjes.

Bazuar në VKM 329/2012, ndihma financiare për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme është 50% e preventivit për dëmet ndërtimore dhe 100% e preventivit për dëmet në orendi/ pajisje elektroshtëpiake”, thuhet në relacionin që shoqëron vendimin.

 

Të fundit

Deputeti i PD: Si i gënjeu Berisha demokratët tre vite më parë

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, tha se në zgjedhjet e 11 majit nuk kishte garë mes partive. Në një lidhje intervistë...

14 shtete ngrenë padi kundër Musk për shkurtimet e shpenzimeve federale

Gjyqtarja amerikane Tanya Chatkan i ka lejuar një grupi prej 14 shtetesh të ngrenë një padi kundër përpjekjeve të miliarderit Elon Musk për të...

Kryebashkiaku i Londrës mbështet thirrjen për reformën e ligjit për kanabisin

Një raport i mbështetur nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, bën thirrje për dekriminalizimin e posedimit të sasive të vogla të kanabisit për përdorim...

“Kërcënim për sigurinë”, ky vend kërkon ndalimin e rusëve nga hyrja në zonën e Shengenit

Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike të Shengenit...

BSH prezanton raportin e BERZH/ Sejko: Politikat të jenë të harmonizuara me integrimin

Banka e Shqipërisë po prezanton raportin e tranzicionit të BERZH. Guvernatori i BSH Gent Sejko u shpreh se politikat industriale që duhet të ndërmarrë vendi...

Lajme të tjera

Web TV