Operacioni “Shpirti”, 28 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28 të arrestuarit e megaoperacionit “Shpirti” përmes të cilit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, do të dalin sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gazetari Arsen Rusta raporton se GJKKO ka nisur vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 28 të arrestuarve në seancën e nisur në mëngjesin e sotëm.

38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi, në praga kanë rënë edhe një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

Hetimet për këtë operacion janë bërë nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë. Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’  u akuzua në dosje për shpërdorim detyre dhe aktualisht ndodhet ‘në arrest shtëpie’. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për “infiltrimin e gupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale”. Gjykata mbi këto elemente ka bazuar akuzat ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre.

Lexo edhe :  “Chris e luajti mendsh Ramën”, Këlliçi: Shqiptarët e braktisën tallavanë

Detaje të reja janë zbardhur edhe për rolin që kanë pasur edhe dy ish shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët ishin në krye të këtij rrjeti trafiku. Agustin Deda dhe Hekuran Marku kanë qenë organizatorët e trafikut dhe janë të arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre dhe zbulimi i këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike u bë kur Deda dhe Marku trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

Gjatë operacionit u sekuestruan  2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro cash. I gjithë rrjeti u zbardh falë 4 ‘të penduarve’, të cilët më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë ‘dorën’ më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

38 personat janë konsideruar përgjegjës për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.  Janë vënë në pranga dhe janë dokumentuar shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtarë publik shqiptarë për akuza si pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme. Operacioni italo-shqiptar ishte rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit.

 

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV