Shpërthimi në Velipojë, Manastirliu viziton në spital nënën dhe tre fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të cilët u plagosën rëndë këtë mëngjes nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë.

Mjekët e kanë cilësuar gjendjen e katër pjesëtarëve, si tejet të rëndë .

40-vjeçarja A. Gjoka, ishte ngritur në mëngjes për të përgatitur kafe dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm. Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.

Gjendja e familjes mbetet tejet kritike por Manastirliu shprehet se mjekët dhe infermierët po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për ta duke i trajtuar me terapinë e plotë të mjekimit.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV