Supermodelja dhe aktori nuk pranonin lidhjen e dashurisë, kapen duke u puthur në makinë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zendaya dhe Tom Holland, janë fotografuar të enjten duke u puthur në makinën e aktorit, duke konfirmuar kështu zërat se janë në një lidhje.

Ata u panë në Los Anxhelos, ku thuhet se jeton nëna e Zendaya-s, Claire Stoermer. Stoermer ishte fotografuar duke dalë nga një rezidencë me dyshen e famshme të njëjtën ditë, kështu që ndoshta gjërat po bëhen serioze nëse Holland tashmë është prezantuar me familjen e Zendaya-s, shkruan “Page Six”.

Thashethemet se çifti, i emëruar nga fansat si “Tomdaya”, janë bashkë qarkullojnë për vite me radhë.

Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017, në të cilin Holland luante Peter Parker dhe Zendaya portretizonte shoqen e tij të klasës Michelle, burimet thanë se ata kishin filluar të frekuentoheshin me njëri-tjetrin.

Ata kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për ta mbajtur lidhjen private dhe larg vëmendjes së publikut, por kanë shkuar në pushime me njëri-tjetrin dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me njëri-tjetrin“,- tha një person në korrik të vitit 2017.

Në atë kohë, dyshja qeshi me këto lajme në mediat sociale.

Ndërsa pas fotos së fundit as çifti dhe asnjë nga përfaqësuesit e tyre nuk kanë reaguar publikisht.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV