Një amerikan ka arritur të konsumojë 76 hot dog në vetëm 10 minuta, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e tij të mëparshëm.
Joey Chesnat, me nofkën “Joe” (nofullat), ka fituar për herë të 14 –kompeticionin tradicional ndërkombëtar të konsumit të hot dogëve , i cili zhvillohet çdo vit më 4 korrik me rastin e festës kombëtare në SHBA.
Kampioni, i cili gllabëroi 75 hot dog vitin e kaluar, mposhti kundërshtarët e tij, duke ngrënë 26 copë më shumë se Jeffrey Esper i cili renditej pas tij.
Si pasojë e masave të marra në kuadër të pandemisë së Covid-19 kompeticioni nuk u mbajt jashtë restorantit “Hot Dogs Nathans”si çdo vit, por në një fushë bejsbolli aty pranë, me 5000 spektatorë.
“Kjo më bëri të lumtur që kishte spektatorë ,” i tha Joey Chesnat ESPN Sports, e cila transmetoi ngjarjen.
“Megjithëse nuk isha rehat, më pëlqente që të gjithë më inkurajonin,” tha Chesnat, i cili ka fituar 14 nga 15 garat e fundit pasi mposhti japonezin Takeru Kobayashi në 2007, i cili pati fituar për gjashtë herë radhazi.