“Mark Frroku pushime në Itali me gruan, shokun dhe dashnoren”, rrëfehet Rudina Dembacaj (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Dembacaj ka festuar dje ditëlindjen e parë si bashkëshortja e Mark Frrokut e me këtë rast çifti ka udhëtuar drejt Italisë. Moderatorja ka realizuar shumë video e foto të cilat i ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjete sociale për t’u treguar se si po e kalon këtë ditë të veçantë në Capri. Mirëpo në një nga videot e publikuara në Instastory, aktorja e humorit i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë.

“Ju falënderoj të gjithëve pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falënderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan, por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren e tij.

Në këtë rast gruaja jam unë që i them ‘mos pi më’, shoku jam unë që i tregoj çdo lloj pjeshke të bukur që lëviz në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”, ka thënë Rudina.

Dyshja duken shumë të dashuruar teksa kanë pozuar edhe në një jaht luksoz, ku ka shkrepur disa imazhe të bukura, romantike krah njëri-tjetrit. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më një janar të këtij viti në Bashkinë e Tiranës.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV