Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 ofron mbrojtje të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit, ofron mbrojtje të mirë kundër pandemisë, ka gjetur një studim në Mbretëri të Bashkuar.
Studimi ka analizuar efikasitetin e marrjes së dy dozave të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech, dy të AstraZenecas, dhe nga një dozë të secilës dhe është kryer nga Grupi për Vaksina i Universitetit të Oksfordit, dhe një varg rrjetesh në gjithë Britaninë.
Të gjitha kombinimet kanë funksionuar për sistemin imunitar. Ekspertët kanë thënë se këto njohuri mund të ofrojnë fleksibilitet për fushatën e vaksinimit. Zëvendës-shefi britanik për mjekësi, Jonathan Van-Tam, ka thënë se nuk ka arsye për të ndryshuar dozën e dytë, që ka marrë një person në Britani, për dallim nga e para, pasi ka mjaftueshëm doza.
Mirëpo ai ka thënë se studimi mund të jetë i dobishëm për të ardhmen.
“Përzierja e dozave mund të na ofrojë fleksibilitet më të madh për programin e përforcimit të vaksinave, ashtu sikurse për shtetet që mund të përballen me mungesë të dozave”.
Disa shtete kanë nisur të përziejnë dozat. Spanja dhe Gjermania janë duke ofruar vaksina të kompanive Pfizer apo Moderna, si doza të dyta për të rinjtë, që kanë marrë një dozë të vaksinës së kompanisë AstraZeneca, pas shqetësimeve për trashje të rralla gjaku.
Marrja e dy dozave është e rëndësishme për të siguruar mbrojtje të plotë dhe për ta aktivizuar organizimin që të krijojë antitrupa dhe të bllokojë koronavirusin. Hulumtuesi kryesor, profesori Matthew Snape, nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë se gjetjet nuk kanë minuar politikën britanike për dhënie të vaksinës së njëjtë.
“Ne tashmë e dimë se dhënia e dy dozave të njëjta, përbën hap efektiv kundër sëmurjes së rëndë dhe hospitalizimit, duke përfshirë edhe variantin Delta, kur dozat merren prej tetë deri në 12 javë hapësirë”.
Ai ka thënë se rezultatet e reja kanë treguar se periudha kohore e marrjes së dozave të ndryshme ka qenë e rëndësishme, pasi intervali prej katër javësh nuk ka qenë më i favorshëm sesa ai prej tetë deri në 12 javë.
“Ky interval më i gjatë kohor është mësuar se ndikon më mirë në përgjigjen imunitare”, ka thënë ai.
Testimet e dy vaksinave të ndryshme, në interval kohor prej 12 javësh, do të publikohen muajin e ardhshëm.

Lexo edhe :  A e shkakton stresi vërtet kancerin?

Burimi / https://dilei.it/

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV