Almeda Abazi rrëfehet, ja pse hoqi dorë nga fëmija i tretë Tolgahan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindja e Efehan, djalit të Almeda Abazit dhe aktorit të njohur turk, Tolgahan Sayisman, nuk ka qenë e lehtë, edhe pse pritja e ëmbël ishte një nga periudhat më të bukura për Almedën dhe Tolgën.
Pak pas lindjes, prindërit e rinj u përballën edhe me një ndërhyrje të vështirë të vogëlushit, e cila i trishtoi edhe më shumë, por fatmirësisht gjithçka shkoi për mrekulli. Tani Efe një djalë i madh i shëndetshëm që është gati të kujdeset për motrën e sapolindur, Alina.
Por edhe lindja e vajzës nuk paska qenë më e lehtë për Almedën. Të gjithë vuajtjen dhe pritjen e gjatë, bukuroshja shqiptare e ka ndarë me publikun përmes një videoje në YouTube, ku rrëfen ndër të tjera edhe për dorëzimin e Tolgës, pas kësaj shtatzënie.

“Shtatzënia me Efen ishte më e lehtë, por me Alinën jo. Nuk dilja dot nga shtëpia për shkak të pandemisë. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë” – thotë ndër të tjera Almeda.
Almeda zbuloi edhe se Tolga kishte dëshirë të kishin edhe një fëmijë të tretë, por pas vuajtjeve të saj për plot 16 orë para lindjes së Alinës, ai hoqi dorë nga kjo kërkesë shkruan Class.
“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha ‘më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”.

Të fundit

Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra të BE ndaj Moskës

Nga Elton Metaj Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta...

Përpjekje për të ndaluar luftën/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë...

Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz pranon kritikat e Presidentit Trump për mungesën e fondeve nga Europa për sigurinë e përbashkët. Në një intervistë për rrjetin...

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në këtë vend, ja arsyeja

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”. “Është koha që WhatsApp...

Donald Trump lumturohet për “pushimin nga puna” të gazetarit kritik me të

Presidenti Donald Trump ka gjetur kohë në ditën e tij të ngjeshur për të duartrokitur vendimin e CBS News për të mbyllur “The Late...

Lajme të tjera

Web TV