“Nëse do kishte fytyrën siç ka barkun…”/ Ministri i Brendshëm i Serbisë ofendon presidenten Vjosa Osmani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai është marrë me një deklaratë të presidentes Osmani, dhënë për revistën “Der Spiegel” dhe si “kundërpërgjigje” e ka fyer duke u marrë me fizikun e saj.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’”, ka thënë Vulin, raporton B92.

Vulin nuk është hera e parë që fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. Në fakt, ai ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Osmanit. Ajo nuk ka thënë se pret që Serbia të bie në gjunjë, për çka ka reaguar Vulini.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ka thënë Osmani, si përgjigje për gazetarin që insistoi të dijë pse po e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia. /Koha.net/

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV