Skema e abuzimit në Bashkinë Lushnje, ja për çfarë akuzohen të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Fatos Tushe, tetë zyrtarë publikë dhe dy biznesmenë janë të akuzuar si të përfshirë në skemën e abuzimit me fondet publike në Bashkinë e Lushnjes. Është zbardhur deklarata e prokurorisë ku përcaktohen edhe akuzat për funksionarët publikë dhe dy administratorë biznesesh.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka vendosur arrest me burg për kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, katër vartës të tij zyrtarë publikë dhe dy biznesmenët ndërkohë që për për katër zyrtarë të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Konkretisht Tushe akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që akuzat për të arrestuarit e tjerë lidhen me abuzimin me tenderat publikë.

Flamur Peqini i cilësuar si “koka” e grupit që funksiononte brenda zyrave të Bashkisë, akuzohet se ka shfrytëzuar postin e tij si drejtori i Ndërmarrjes së Publike në Bashkinë Lushnje duke shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera a ankande publike

Mësohet se një akuzë që rëndon ndaj të dyshuarve si të përfshirë në këtë skemë është abuzimi me tenderin me vlerë 24 mln lekë për një kanal vaditës.

Arrest me burg

Fatos Tushe- Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në bashkëpunim

Flamur Peqini – Drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ibrahim Lani –Administrator i kompanisë Loti Sh.p.k i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim

Bujar Murati- Administrator i kompanisë Euro Alb shpk, I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsfikimimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim

Lexo edhe :  Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja apel për ndihmë

Gazment Çela – Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Bektash Nezha –Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Blerta Turku – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Margarita Gjermeni – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Andri Musho – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ani Simoni – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa...

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne kishim rënë dakord që do...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Lajme të tjera

Web TV